• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, Tatimet: Nuk ka rrogë nën 60 mijë lekë, mbrohet punëmarrësi dhe…

by A R
07/12/2025 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sektori i ndërtimit nuk do të ketë më paga nën 60 mijë lekë. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, lista e pagave indikative synon të mbështesë përpjekjet për reduktimin e informalitetit dhe rritjen e pagesës reale të punonjësve.

Eksperti i tregut të punës, Erion Muça, e sheh udhëzimin e ri si një masë të kushtëzuar, por të dobishme për formalizimin e sektorit.

“E vërteta është që sipërmarrjet në Shqipëri, përgjithësisht e kanë parë punonjësin si kosto të shtuar dhe pagat e ulëta si një mënyrë për të fituar më shumë duke i dhënë më pak. Por kjo filozofi ka krijuar një treg në një hendek të lartë sa i përket informalitetit”, tha eksperti.

Sipas tij, niveli i ri i pagave është më pranë realitetit të tregut të punës dhe ndihmon në korrigjimin e konfliktualiteteve ligjore që kanë lindur në vendet e punës.

“Kanë të bëjë me shpërblimin nga siguracionet apo që kanë të bëjnë me vlerësim real të dëmit mbi bazën e pagës që ti merr nga sistemi i sigurimeve shoqërore apo shëndetësore”, theksoi ai.

Muça thekson se përfituesit kryesorë të kësaj mase do të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat shpesh operonin nën presionin e kostove të ulëta të deklaruara.

“Kjo kategori është ajo që lëviz më shpesh për çështjen e pagës. Pikërisht kjo kategori që kërkon më pak të drejtat sepse nuk e kanë në radhë të parë kulturën për të ditur dhe njohur dhe kërkuar të drejtat e tyre”nënvizoi eksperti.

Në lidhje me sfidat, eksperti vëren se një problem madhor mbetet fragmentimi i kompanive nëpërmjet nënkontraktimit të tepruar. Sipas tij, praktika e ndarjes së punës në shumë kompani të vogla rrit rrezikun e informalitetit dhe e bën më të vështirë garantimin e një marrëdhënieje të drejtë dhe transparente për punëmarrësit.

Next Post
Kërcënuan policët, si u parandalua tragjedia në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata, njëri u vetëplagos

Në kërkim për atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari, iu gjet edhe kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In