• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rriten pagat në administratë/ Nga inspektorët e thjeshtë te drejtorët, ja kush përfiton

by
01/07/2022 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i ri nga qeveria për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike.

Gjithashtu janë zbardhur edhe tabelat se sa bëhen konkretisht rrogat për disa kategori në administratë, duke filluar nga titullarët, e deri te specialistët e thjeshtë. Gazeta “Sot” sjell për lexuesin ndryshimin e pagave për çdo kategori. Më poshtë do të gjeni kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar institucioni” në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Gjithashtu do të gjeni kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar institucioni” (punonjësit civilë) në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Komandën dhe Shtabin e Akademisë së Forcave të Armatosura, si dhe Qendrën Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit. Si edhe kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “titullar institucioni” në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në rrethe Gjithashtu, qeveria ka vendosur të bëjë disa shtesa dhe ndryshime.

Mësohet se janë shtuar emërtimet “Autoriteti i Sigurisë Hekurudhore”, “Autoriteti Rregullator Hekurudhor”, “Autoriteti Kombëtar i Investigimit të Aksidenteve, Incidenteve Hekurudhore dhe Detare” dhe “Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas”; Gjithashtu, emërtimi “Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” zëvendësohet me “Akademisë së Forcave të Armatosura”, emërtimi “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara” zëvendësohet me “Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara” dhe emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit” shfuqizohet. Ka ndryshime dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Jepen në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Përgjegjës i sektorit të gjuhëve të rralla”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Specialist të gjuhëve të rralla” (osmanolog, bizantolog dhe latinolog).”  Efektet, që do të rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2022, të përballohen nga fondet e miratuara për këtë vit për secilin institucion dhe të fillojnë: në momentin e emërimit apo transferimit të nëpunësve në strukturat dhe organikat e reja për Autoritetin e Sigurisë Hekurudhore, Organin Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve/Incidenteve Ajrore në Aviacionin Civil, Autoritetin Kombëtar të Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil, Inspektoratin Hekurudhor Durrës, Autoritetin Rregullator Hekurudhor, Autoritetin Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në rrethe, Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, Agjencinë Shtetërore të Prokurimeve të Përqendruara, si dhe Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

/e.d

Next Post
Gjyqtarët, pro ‘hartës së re’: Do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore

Harta e re gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me ministrin e Drejtësisë, KLP, KLGJ dhe avokatët: Është çështje sensitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In