• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rriten kreditë e këqija, kolaterali shitet me 30 përqind

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e nivelit të kredive të këqija dhe rreziku që sjellin ato për sistemin bankar ka detyruar qeverinë të ndryshojë Kodin e Procedurës Civile në nenet që kanë lidhje me ankandet e pronave të lëna si kolateral. Garancia bankare do të shitet në ankandin e tretë, në rast se dështojnë dy të parët, deri në 30% të vlerës së tregut dhe paratë do t’i marrë banka që ka dhënë kredinë. Shtëpi ose prona e vënë si garanci bankare brenda 10 ditëve nga përfundimi i ankandit do të humbasë 70% vlerës.

Ndryshimet thelbësore në Kodin e Procedurës Civile ndodhen për shqyrtim në parlament. Një nga ndryshimet që prek direkt pronat e lëna kolateral është paragrafi i dytë, në nenin 577, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Në rast se në ankandin e dytë nuk është paraqitur asnjë ofertues, atëherë, brenda 10 ditëve nga përfundimi i tij, përmbaruesi gjyqësor cakton çmimin e ri të sendit në masën 30% të çmimit të përcaktuar nga përmbaruesi, sipas nenit 564, të këtij kodi.

Ankandi i tretë për shitjen e sendit bëhet sipas rregullave të përcaktuara në nenin 568, të këtij kodi dhe zhvillohet jo më vonë se 30 ditë nga e nesërmja e datës së caktimit të çmimit të ri. Në rast se në ankandin e tretë nuk është paraqitur asnjë ofertues, përmbaruesi gjyqësor i propozon në fillim kreditorit që kundrejt kredisë të marrë sendin me çmimin e ankandit të tretë. Në rast se kreditori nuk pranon ta marrë sendin, përmbaruesi gjyqësor heq sekuestron mbi sendin e sekuestruar dhe vijon procedurat përmbarimore mbi pasuri të tjera të debitorit”.

Relacioni

Në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore thuhet se qëllimi kryesor i tij është problemi i kredive me probleme, i cili është konsideruar si një problem shqetësues për Shqipërinë. “Edhe pse vendi ynë nuk vuajti menjëherë pasojat e krizës globale financiare dhe krizës në euro, niveli i kredive me probleme u rrit në mënyrë të qëndrueshme.

Një pjesë e madhe e kredive me probleme është e kolateralizuar me pasuri të patundshme dhe është e koncentruar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Ky problem është evidentuar edhe nga FMN-ja dhe Banka Botërore, si një nga problemet më kryesore me të cilën përballet vendi ynë. Për këtë arsye, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, një mision i asistencës teknike e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u paraqit në Tiranë nga data 27 prill deri në 4 maj 2015 për të ndihmuar autoritetet shqiptare në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për adresimin e situatës së kredive me probleme (NPL) në sistemin financiar shqiptar.

Në raportin përfundimtar të dërguar nga FMN-ja është konkluduar se trajtimi i problemit të NPL-ve është i rëndësishëm për ringritjen e nivelit të kreditit në Shqipëri”, thuhet në relacion. Sipas relacionit, grupi i punës u përqendrua në faktin se në përgjithësi, kur nivelet e NPL-ve janë vazhdimisht të larta në një ekonomi të caktuar, ato tregojnë ekzistencën e një sërë problemesh më të thella në sistemin juridik. Në raportin e dorëzuar nga FMN-ja theksohen fusha të caktuara në kuadrin ligjor, ku një përpjekje për të përmirësuar më tej këtë kuadër ligjor mund të prodhojë rezultate më të mira në uljen e nivelit të NPL-ve. Reforma të mëtejshme në të gjitha fushat juridike konsiderohen ato në sistemin e taksave, ristrukturimin e borxhit, të zbatimit të borxhit dhe mosaftësinë paguese.

Reformat ligjore duhet të zbatohen në koordinim me veprimtarinë mbikëqyrëse dhe rregullatorë, në mënyrë që ato të kenë një zbatim sa më të saktë dhe në kohë. Pas ngritjes së këtij grupi pune, është miratuar dhe nënshkruar nga kryeministri dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, plani i masave për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar.

BW/d.i.

Next Post

Aksident i rëndë në Vlorë-Fier, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In