Më shumë se 36 mijë kërkesa për azil janë bërë në Britani të Madhe në 12 muajt e fundit, sipas shifrave të Qeverisë britanike, që përbëjnë numrin më të madh të kërkesave në më shumë se një dekadë. Në 12 muajt e fundit deri në korrik të këtij viti, 36 mijë e 465 njerëz kanë aplikuar për azil në Britani, që është një rritje prej 14% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo 26 mijë kërkesa për azil, transmeton Express.
Ndërsa, numri i fëmijëve të pashoqëruar që kanë kërkuar azil në Britani është rritur në 3 mijë e 472, që përbën një rritje prej 54% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Po ashtu, kërkesat e fëmijëve të pashoqëruar përfaqësojnë 10% të të gjitha kërkesave për azil në 12 muajt e fundit deri në muajin korrik, transmeton Express.
Hera e fundit kur Britania kishte kaq shumë kërkesa për azil ishte viti 2004, kur 39 mijë e 746 njerëz kërkuan azil. Edhe me tutje, nga të gjitha vendet e Evropës, njerëzit vazhdojnë të kërkojnë azil në Gjermani më së shumti.
ma.me