• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

by A R
06/08/2025 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje.

“Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA),- shkruan Monitor,- për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme”.

Kjo do të thotë se të ardhurat janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por pse kjo rritje?

“Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve”, shkruan Monitor.

Në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ku pothuajse 99% e tyre i takojnë kësaj drejtorie duke nënkuptuar se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.

Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti ka ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.

Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut, shkruan Monitor.

Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.

Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi për konsultim publik projektligjin për rivlerësimin e radhës së pasurive të paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundësojë individëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me një tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026.

Next Post
Dosja “Bankers”, Apeli zbut disa masa sigurie, në burg mbeten CEO kinez dhe ish-drejtori

Dosja “Bankers”, Apeli zbut disa masa sigurie, në burg mbeten CEO kinez dhe ish-drejtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

Breshëri molotovësh drejt policisë! Stresi në krye të protestuesve, këtë herë pa maskë

October 24, 2026
Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

Pas sulmeve me molotovë dhe gurë, protestuesit e maskuar futen sërish në selinë e PD-së për t’iu shmangur policisë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave

October 24, 2026
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: Të lënduar deputetë, policë, gazetarë dhe protestues

October 24, 2026
Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In