• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit

by Java News
22/07/2019 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara dhe Irani vazhdojnë retorikën ndërkohë që tensionet ushtarake midis Teheranit dhe Perëndimit arritën të hënën një tjetër pikë të lartë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se Uashingtoni është gati për “më të keqen absolute” nga Irani.

“Ata janë vërtet shteti numër një i terrorizmit në botë”, tha presidenti Trump gjatë një daljeje para kamerave me presidentin pakistanez Imran Khan në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se veprimet e Iranit dhe mungesa e respektit nga ana e Teheranit po e bëjnë më të vështirë që ai të negociojë me ta.

Komentet e presidentit të SHBA erdhën disa orë pasi Irani përdori retorikën e tij për të ushqyer më tej tensionet me Perëndimin, duke njoftuar se kishte kapur 17 agjentë amerikanë dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje.

Njoftimi nga ministria iraniane e inteligjencës thoshte se agjentët ishin kapur gjatë vitit të kaluar dhe kishin mbledhur informacione nga “faqet e ndjeshme”, si ato ushtarake dhe bërthamore, për Agjencinë Qendrore të Zbulimit.

Një zyrtar i kundërzbulimit iranian më tej tha se pavarësisht se kishin marrë trajnim të sofistikuar nga Shtetet e Bashkuara, asnjë prej agjentëve të dyshuar nuk kishte qenë i suksesshëm në përpjekjet për të sabotuar objektet iraniane. Raportet e televizionit gjithashtu tregonin fotografi të zyrtarëve gjoja të CIA-s që kishin qenë në kontakt me agjentët.

Si Presidenti Trump ashtu edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, i hodhën poshtë pretendimet iraniane.

“Raporti i Iranit për kapjen e agjentëve të CIA-s është krejtësisht i rremë,” tha zoti Trump. “Asgjë e vërtetë; vetëm gënjeshtra dhe propagandë (si droni i tyre i rrëzuar) që bëhen nga një regjim fetar i cili po dështon keqaz dhe nuk ka idenë se çfarë duhet të bëjë.”

Më parë, Sekretari Pompeo tha për Fox News se “Regjimi iranian ka një histori të gjatë gënjeshtrash”.

Nuk është hera e parë që zyrtarët e inteligjencës iraniane dalin me pretendime të tilla për kapjen e spiunëve amerikanë.

Shkëmbimet verbale mes SHBA dhe Iranit vijnë kur Teherani po bëhet gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kryesore detare që kalon pranë ujërave territoriale iraniane.

Të premten, komandot e Gardës Revolucionare iraniane që zbrisnin nga helikopterët morën kontrollin e një cisternë nafte me flamur britanik, Steno Impero, që po kalonte nëpër ngushticë.

Të hënën, sekretari i jashtëm britanik Jeremy Hunt i quajti veprimet e Teheranit një “akt piraterie shtetërore” dhe tha se Britania po punon për të krijuar një mision detar të udhëhequr nga europianët, për të mbrojtur anijet që përpiqen të lundrojnë nëpër ngushticë.

Tensionet midis Iranit dhe Perëndimit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme vitin e fundit, që kur Presidenti Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 e cila synonte ndalimin e programit të armëve bërthamore të Teheranit. Ai rivendosi sanksionet ekonomike kundër Iranit për të frenuar tregtinë e tij ndërkombëtare të naftës./l.m

Next Post
Ulet numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri, arsyeja kryesore është kujdesi i kalimtarëve

Ulet numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri, arsyeja kryesore është kujdesi i kalimtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In