• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rriten çmimet për artikujt shkollorë, ulet telefonia dhe nafta

by
09/09/2015 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rriten çmimet për artikujt shkollorë, ulet telefonia dhe nafta

Prindërit do të duhet të paguajnë fatura të shtrenjta për të përgatitur fëmijët e tyre në shkollë. Çmimet janë rritur si për materialet shkollore ashtu edhe për veshje dhe ushqime. Të dhënat konfirmohen zyrtarisht nga INSTAT.

Faturat e shkollës

Nga njëra anë janë librat e shkollës dhe nga ana tjetër janë veshjet e ditës së parë të shkollës, që mesatarisht për një fëmijë arrijnë në 100 mijë lekë të vjetra. Nëse prindërit kanë për të regjistruar në shkollë 2 apo 3 fëmijë do të duhet të shpenzojnë 300 mjijë lekë të vjetra për ditën e parë të shkollës, që është e barabartë pothuajse me një rrogë mujore.

INSTAT

“Në muajin gusht çmimet e rritura për mjetet arsimore dhe ushqimet ndikuan në rritjen në tërësi të tyre, krahasuar me një vit më parë,” raporton  INSTAT. Statistikisht ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %, nga 2,0% që ishte vjet. Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht sivjet u ndikua kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,65 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,24 pikë përqindje dhe “Shërbimi arsimor” me +0,15 pikë përqindje.

Restorantet/komunikimi

Me më pak ndikim rezultuan grupet “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene e restorante”, të cilat kontribuan vetëm me 0,02 pikë përqindje rritje në çmimet e konsumit. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0.04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0.03 pikë përqindje.

Arsimi

Ndryshimet më të mëdha vjetore të çmimeve për grupet kryesore, krahasuar me muajin gusht 2014 vërehen tek grupet “Shërbimi arsimor” me 10,4 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,7 %. Edhe çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,2 %, brenda të cilit ndikim kryesor dhanë çmimet e nëngrupeve “zarzavate përfshirë patatet”, që u rritën me 18,4 %, pasuar nga “fruta” me 15,9 %, “sheqer, reçelra e ëmbëlsira” me 1,2 %, etj. Kjo rritje tregon se bujqësia ende nuk po arrin të plotësojë kërkesat e konsumatorëve me prodhime vendi.

Produktet blegtorale

Ndryshe nga këto produkte, rezultojnë produktet blegtorale, duke dëshmuar një sektor më të konsoliduar në rritjen e prodhimit vendas. Në gusht u ulën 4% çmimet e nëngrupeve “qumësht, djath, e vezë”, “kafe, çaj e kakao” me 0,4 %, “peshk” me 0,1 %, etj. Por ulja më e madhe e çmimeve u vu re në grupet “Transporti” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, “Shëndeti” me 0,9 % etj. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve është 0,8 %. Krahasuar me muajin korrik, rritja më e madhe e çmimeve u vu re tek grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %. Ulja më e madhe mujore i takoi grupit “komunikimi” me 1,1 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u ul me 2,1 % dhe çmimi i benzinës u ul me 1,7 %.

Next Post

Bleona filmohet e zhveshur në plazh, për inat të grekëve që e shanë! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com