Policia e Tiranës ka goditur një bandë hajdutësh që kryenin vjedhje me dhunë. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një vajzë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Sipas policisë, të arrestuarit kryenin vjedhje me dhunë në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin përreth 2 javë të arrestuarit dhunonin fizikisht kalimtarët dhe u merrnin celularët, portofolin dhe sendet e tjera me vlerë.
a.ç