• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëzoi qëllimisht avionin për të marrë më shumë klikime, Youtube-ri përfundon në burg

by Java News
05/12/2023 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

YouTuber-i 30-vjeçar Trevor Daniel Jacob është dënuar me gjashtë muaj burg nga një gjykatë në Amerikë, pasi organizoi një aksident duke rrëzuar avionin e vogël me të cilin udhëtonte, për të marrë më shumë shikime në mediat sociale.

Ish-atleti olimpik që mori pjesë në Lojërat e Soçit në snowboard pranoi se e kishte rrëzuar me dashje avionin e tij në nëntor 2021 në pyllin Los Padres të Kalifornisë.

Videoja, të cilën Jacob e ka xhiruar duke përdorur disa kamera të montuara në pjesë të ndryshme të avionit, si dhe një videokamerë dhe një shkop selfie, e tregon atë duke u nisur nga aeroporti i qytetit Lompoc përpara se të hidhet nga Taylorcraft BL-65 i tij rreth 35 minuta më vonë.

Sipas prokurorëve, video “I Crashed My Airplane” e publikuar më 23 dhjetor 2021 u filmua për të promovuar një sponsorizim me një kompani.

Hetimi nisi edhe falë disa përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët pasi kishin parë aksidentin kishin vënë re disa elemente të çuditshme.

Sipas tyre, Jacob mbante veshur një parashutë, nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të ulur avionin drejt një zone të sigurt dhe kishte marrë një aparat fotografik dhe një shkop për selfie që ndodheshin pranë tij kur u hodh nga avioni.

YouTuber-i akuzohet gjithashtu se ka gënjyer hetuesit dhe një inspektor sigurie të Administratës Federale të Aviacionit. Për më tepër, ai ishte përpjekur gjithashtu të pengonte hetimet duke zhdukur rrënojat e avionit.

/f.s

Next Post
Ndriçim Xhepa: Mirush Kabashi ishte një aktor punëtor, maniak dhe me ekzigjenca të mëdha

Ndriçim Xhepa: Mirush Kabashi ishte një aktor punëtor, maniak dhe me ekzigjenca të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

October 21, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

October 21, 2026
Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

Hong-Kong, hapet takimi i ministrave të Financave të APEC-ut, thirrje për të kontribuar në sigurinë globale!

October 21, 2026
Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In