• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet kërkesa për rritje/ Vendimi i ERE: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë

by Java News
11/08/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë. Ato do të vijojnë të paguajnë  7.6 lekë për kWh. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka rrëzuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal në fund të qershorit. FSHU kërkonte që çmimi i favorizuar prej 7,6 lekësh për kwh të ofrohej për prodhimin e bukës masive, ndërsa kategoritë e tjera të prodhimit të kishin tarifa më të rritura.

“Në  përfundim  të  afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave  të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH”, thotë Enti Rregullator i Energjisë, sipas A2.

Teksa e argumenton rrëzimin e kërkesës me mosdorëzimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm, ERE e le të hapur mundësinë për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës për në vijim.

“Kërkesa për rishikimin e çmimit për kategorinë furra buke ose prodhim mielli do të çonte në rishikimin e çmimit për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të paraqesë informacion të detajuar mbi alokimin e kostove dhe kapaciteteve reale për 12 muajt e fundit, për secilën kategori  klientësh, në mënyrë që të kryhet një vlerësim i drejtë  dhe  i  mbështetur në të dhëna konkrete dhe reale”  argumenton ERE.

Teksa kundërshtoi kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Shoqata e Prodhimit të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkoi tarifim alternativ në nivelin e 9.5 lekë për kWH. Aktualisht në vend numërohen rreth 4 mijë furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim të subvencionuar prej 7.6 lekësh për kWh./m.j

Next Post
Dy shokët italianë me pushime në Durrës: E zgjatëm qëndrimin në Shqipëri, në Itali nuk mundeshim!

Dy shokët italianë me pushime në Durrës: E zgjatëm qëndrimin në Shqipëri, në Itali nuk mundeshim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In