• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet kërkesa për interpelanca urgjente me Ramën, Bardhi: Refuzim jo për opozitën, por për qytetarët

by A R
30/06/2026 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Kreut ët Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Në seancën e kësaj të marte (30 qershor), vetëm 23 deputetë votuan pro kërkesës së Bardhit, ndërsa 75 votuan kundër.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Bardhi nuk i kurseu akuzat ndaj mazhorancës. Po  ashtu, Bardhi akuzoi edhe kryeparlamentarin Niko Peleshi se “zgjodhi të mbrojë kryeministrin dhe jo parlamentarizmin”.

“Ka një vit parlamenti dhe nuk ke pranuar kurrë asnjë kërkesë për interpelancë të deputetëve të opozitës. Çfarë kuptimi tjetër ka refuzimi për të përmbushur një detyrim kushtetues, për të ardhur në Kuvend dhe për të dhënë llogari, refuzimi për t’ju përgjigjur qytetarëve përmes institucioneve që i përfaqësojnë. Ky nuk është një refuzim për opozitën, por për parlamentin dhe qytetarët shqiptar. Ju zoti Kryetar nuk po mbroni kushtetutën, por kryeministrin nga llogaridhënia dhe detyra  juaj është  të mbroni dinjitetin e kuvendit, por ju zgjodhët të mbroni kryeministrin dhe jo parlamentarizmin. Edi Rama e di që nuk mund të flasë në publik për krimet e tij shtetërore. Edi Rama nuk mund ta japë dorëheqjen sepse nuk është më një njeri i lirë, por peng i sistemit të ndërtuar vetë. Nuk e lejojnë të largohet sepse ka ende borxhe për të shlyer, që i shlyen duke hapur zona të mbrojtura për beton. Është ky sistem që shqiptarët po sfidojnë prej javësh në shesh. Nuk protestojnë më thjesht kundër ligjit për zonat  e mbrojtjes, por kundër një sistemi qeverisje ku ligji ndryshohet për klientët me votat tuaja dhe shteti përdoret për të mbrojtur pushtetin dhe jo qytetarët. Kërkesat e protestuesve janë kërkesa që PD i ka ngritur prej kohësh dhe sot një pjesë prej tyre  janë bërë edhe kushtet e BE në rrugën drejt integrimit të BE. Dëgjoni zërin e qytetarëve sepse po ju vjen fundi”, tha ai.

Next Post
Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Alarm në stacionin e autobusëve në Prishtinë, dyshohet për lëndë shpërthyese, evakuohen qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com