• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

by A R
30/09/2025 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur me debate Konferenca e Kryetarëve këtë të martë, më 30 shtator, ku mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për një mocion me debat mbi programin qeverisës të kryeministrit Edi Rama.

Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, gjatë diskutimeve në mbledhje pati një debat mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë së Lirisë: Taulant Ballës dhe Tedi Blushit.

Gjatë debatit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla theksoi se Kuvendi ka vendosur rregulla të qarta për mënyrën e ushtrimit të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, duke vënë në dukje se mocioni duhet të fokusohet në një çështje të vetme, sipas rregullores. Ai kritikoi mocionin aktual që përfshin shumë tema, duke theksuar se kjo nuk përputhet me rregullat e Kuvendit dhe kërkoi që opozita ta ripërpunojë kërkesën në përputhje me rregulloren.

“Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sërë mekanizmash në funksion të deputetëve, grupit të deputetëve apo Grupit Parlamentar për të ushtruar mbikëqyrje të ekzekutivit. Jo pa shkak, Kuvendi ka përcaktuar në nenin 98 mocionin për një arsye të veçantë dhe konkrete. Duke qenë se kërkohet mirëkuptim, do të keni gjithmonë mirëkuptimin tonë. E lexova mocionin, në të cilin ka 6 superçështje, ku në secilën ka shumë nënçështje. Rregullorja thotë një çështje. Në kërkesë ju caktoni disa makroçështje. Mjaftojnë dy çështjet e para që listoni, të cilat përfaqësojnë dy superçështje të mëdha me shumë nënçështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe më pas vazhdon me kriminalizimin e politikës shqiptare. Pra, z. Kryetar, jemi para një kërkese që nuk respekton as në formë, as në përmbajtje përcaktimet e detyrueshme të nenit 98 të Rregullores së Kuvendit. Në të kaluarën kemi bërë debat dhe jemi dakordësuar që të hartohet mocioni për një çështje të caktuar. Dy javë pas seancës së diskutimit të programit të qeverisë dhe përbërjes, e quajmë pikë të ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 superçështje dhe asnjë çështje të veçantë. Jeni të mirëpritur ta risillni të modifikuar, vetëm në një çështje. Rregullorja nuk e thotë që në seancën e parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.”, tha Balla.

Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të PL-së Tedi Blushi, akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullave dhe kushtetutës, duke theksuar se refuzimi i kërkesës për debat është një tentativë për të penguar funksionimin normal të parlamentit. Ai i bëri thirrje mazhorancës të pranojë debatin dhe të përballet me opozitën, duke paralajmëruar se politika po shkon drejt një ngurtësimi të panevojshëm dhe po humbet fryma e pluralizmit parlamentar.

“Mocioni me debat është pasqyra e dështimeve, korrupsionit dhe inkriminimit të Qeverisë dhe Edi Ramës. Nuk mund t’i mohoni opozitës mekanizmat e saj kushtetues. Po prishni debatin, po shkatërroni parlamentarizmin, po shkelni Kushtetutën. Frika juaj është tmerri nga aferat që mbani mbi supe. Refuzimi i kërkesës për mocion nga mazhoranca është përpjekje për të shkatërruar një tjetër të drejtë kushtetuese të opozitës. Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën dhe mos u shmangni me procedura. Po vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe të thelloni paligjshmërinë. Po tentoni ta ktheni parlamentin në mauzole, ku të ketë vetëm mumje që nuk flasin dhe ku prezantohen vetëm mendimet e fantazmave si ‘Diella’. Ndalni provokimet ndaj opozitës. Refuzimi i mocionit është dëshmia se edhe seancën e votimit të Qeverisë dhe programit e prisni ju qëllimisht, sepse i trembeni debatit.”, tha Blushi.

Këtë të martë në Kuvend po ashtu nis konstituimi i 5 nga 11 komisionet parlamentare. Këto zhvillime vijnë pas një përplasje të fortë verbale që ndodhi seancën e kaluar plenare, mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të qeverisë. Demokratët përdorën vazhdimisht fjalën për procedurë për të akuzuar qeverinë, ndërsa socialistët e cilësuan këtë si një bllokim të qëllimshëm të punës parlamentare.

Në mungesë të dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, kalendarin e punës për tre javët e ardhshme e hartoi dhe miratoi vetëm mazhoranca, me votat e saj.

Next Post
Këshilli Bashkiak propozon shkarkimin e Veliajt me 50 vota pro, vendimi në tryezën e Ramës! Anëtarët që nuk morën pjesë në votim (EMRAT)

"Këshilli Bashkiak shkeli ligjin", juristi tregon çfarë ndodh pas ankimimit të Veliajt në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com