• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës, Byroja: Citoi një poezi

by Java News
05/04/2018 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e LSI-së për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit është rrëzuar.

Byroja e Kuvendit, e mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e opozitës vendosi 6 me 3 kundër kësaj kërkese.

Kërkesa u dorëzua të mërkurën dhe në të thuhej: “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën plenare të datës 29 mars, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues e poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju drejtohemi me kërkesën për përjashtimin e tij nga Kuvendi”.

Deputetja e PS, njëherazi nënkrytare e Kuvendit, Vasilika Hysi u shpreh pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit se Rama ka cituar vargjet e një poezie gjatë seancës së Kuvendit. Ajo solli në vëmendje gjuhën e përdorur seancat e kaluara nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili sipas Hysit ka fyer vazhdimisht gratë e Kuvendit. “Ishte një kërkesë e vonuar dhe një kërkesë e papargumentuar. Kryeministri ka cituar një poezi dhe nuk ka pasur për qëllim të fyejë”, tha Hysi.

Mazhoranca thotë se deklarata e Ramës ishte thjeshtë një “metaforë pa qëllim ofendues”.

Në daljen e tij për mediat për përfundimit të mbledhjes nënkryetari I partisë Demokratike Edi Paloka tha se byroja dha argumente idiote, madje kërkoi edhe dënimin e deputetëve të cilët shkruan kërkesën.

“Hysi kërkoi madje edhe dënimin e tyre që bënë kërkesën sepse sipas saj u fye kryeministri se ishte shkruar rrugaç.

Si përfundim morën vendimin se kryeministri është i pafajshëm. U quajt metaforë ajo që ai përdori. Nuk mundët qe një kryeministër të fyejë popullin duke e cilësuar me organin gjenital dhe këta nuk e dënojnë të paktën me mospranimin e tij në Kuvend.

Nuk presim gjë tjetër nga kjo qeveri. Jemi në një situatë ku opozita ka vendosur mosbindjen civile. Vetëm me përballje mund të marrin vesh këta që drejtohen nga ky”, tha Paloka.

a.ç

 

Next Post
TABELA/ Tirana ndër kryeqytetet më të shtrenjta në botë për të blerë një shtëpi

Moti për muajin prill, ja çfarë parashikojnë meteorologët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In