Shtatë persona humbën jetën sot dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një helikopter ushtarak është rrëzuar në një zonë rurale në veri-perëndim të Kolumbisë, njoftoi ushtria në një deklaratë.
“Për fat të keq, shtatë persona që ndodheshin në bord kanë vdekur, por po vijojmë operacionet e kërkimit për gjetjen e tre personave të tjerë”, njoftoi ushtria, pa dhënë detaje për shkaqet e rrëzimit.
a.ç