• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohet dekreti i Metës për ligjin “Për të huajt”, Çuçi: Lehtëson punësimin e të huajve në vendin tonë

by Java News
05/10/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për të huajt, i cili ka u kthye nga Presidenti Ilir Meta në muajin gusht të këtij viti ka qenë tema e Komisionit të Sigurisë që u mblodh ditën e sotme në Kuvend dhe përfundoi duke e rrëzuar atë. Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi tha se ndryshe nga Presidenti Meta, i cili ligjin “Për të huajt” të miratuar në seancën plenare të datës 24 qershor 2021 e konsideron si një prurje masive të qytetarëve të vendeve të treta në Shqipëri, kjo nismë ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online. Ministri Çuçi tha gjithashtu se ky ligj synon edhe lehtësimin e punësimit të të huajve në Shqipëri. Sipas Çuçit, me një ligj të posaçëm qartësohen afatet kohore dhe lejet e dhëna, pasi i mëparshmi kishte magësi në kërë aspekt.

“Ligji ka qenë i hapur për konsultim publik nga data 4-30 dhjetor 2020. Është bërë një vlerësim i gjerë që do të sjellë ligji i ri për të huajt. Për aq kohë sa jemi në kushtet kur ligji ekzistues kërkon përafrim me një serë direktivash me BE, pra të ligjslacionit të trajtimit të të huajve me BE-në. Projektligji adreson të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga procesi i konsultimit. Ka pasur një mangësi të dukshme në lidhje me detyrimet që kanë organet kompetente për të respektuar të drejtat kushtetuese të atyre që duan të qëndrojnë apo të punojnë në Shqipëri.

Është e domosdoshme lëshimi i vizave elektronike online që aplikohet edhe në shumë vende të tjera. Të pajisim të huajt me leje qëndrimi dhe viza online. Tani nuk është momenti për të diskutuar kërkesat për azil e shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Ky ligj synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri. Kërkesa për azil e shqiptarëve në BE siç shkruan presidenti i them se ky nuk është objekt i ligjit për të huajt. Nuk është rasti për ta diskutuar këtë gjë, pasi në një nen të ligjit nuk trajtohet kjo çështje. Synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri”- tha Çuçi.

Kjo gjë solli dhe debat në Komisionin e Sigurisë, kryesisht mes deputetit të Opozitës Enkelejd Alibeaj, ministrit Çuçi dhe Paulin Stërkajt. Nga Partia Demokratike, Ferdinant Xhaferraj tha se është një turp që mandati i tretë nis me këtë ligj, për mbipopullimin e Shqipërisë me shtetas të huaj.

“Është turp që mandatin e tretë ta nisim me këtë nismë ligjore për mbipopullimin e Shqipërisë me të huaj,”- tha ai.

Të njëjtën gjë tha edhe Alibeaj. Ky i fundit shtoi se shumë shqiptarë ikin nga Shqipëria dhe vendet e tyre të punës po i zënë edhe vendet e punës.

“Zoti ministër nuk ua uroj dot punën e mbarë sepse nuk ua ndjen fare për interesat e shqiptarëve që ikin. Kjo është e vërteta, pavarësisht se është e dhimbshme. Sa shqiptarë kanë kërkuar azil sot që flasim? Është një statistikë që ju duhet ta keni? S’ka se si mos ta keni? Sa shqiptarë kanë ikur nga ky vend? Duhet të kemi këto shifra për të kuptuar dramën që po përjeton kombi ynë nën regjimin tuaj. Vendet e punës juve ua ofroni emigrantëve. Sa shqiptarëve u është ofruar vendi i punës me të gjitha kushtet dhe e kanë refuzuar?”- tha Alibeaj.

Fjala e Alibeajt u pasua nga ajo e Stërkajt, i cili tha se nëkëtë mbledhje do të ishte mirë të diskutohej për dekretin dhe jo për tema të tejrë. Stërkaj madje shtoi se për çështjet e tjera mund të bënin edhe interpelancë me Ministrin e Brendshëm.

“Mendoj që….edhe zoti Ministër besoj është dakort me mua që tu përgjigjeni pyetjeve që kanë lidhje me dekretin,”- tha Stërkaj.

Pas tij, Alibeaj foli sërish dhe tha se temat që ai po shtonte ishin thelbësore për Shqipërinë. Deputeti i PD-së shkoi më tej duke përmendur edhe avionin e rrëzuar një ditë më parë në Vermosh, teksa tha se janë pikërisht të huajt ata që po rrëzohen në vendin tonë, bashkë me drogën që sipas tij, kanë dashur të transportonin. Alibeaj e pyeti Çuçin se çfarë kishte për të thënë për këtë gjë, kurse Ministri i Brendshëm tha se e vetmja gje që i pret shkelësit e ligjit është ndëshkimi. Në fakt, piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi i ngjarjes pas rrëzimit të avionit, ende pa ardhur policia….

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka debatuar me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se ligji “Për të huajt” përmirëson punësimin e të huajve në vendin tonë. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Alibeaj përmendi edhe avionin e rrëzuar një ditë më parë në Vermosh, teksa tha se janë pikërisht të huajt ata që po rrëzohen në vendin tonë, bashkë me drogën që sipas tij, kanë dashur të transportonin.

Alibeaj e pyeti Çuçin se çfarë kishte për të thënë për këtë gjë, kurse Ministri i Brendshëm tha se e vetmja gje që i pret shkelësit e ligjit është ndëshkimi. Në fakt, piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi i ngjarjes pas rrëzimit të avionit, ende pa ardhur policia….

PJESË NGA DEBATI:

Bledi Çuçi: Çështja e azilit nuk ka lidhje me këtë ligj. Secili e zgjedh vetë vendin se ku do të jetojë

Enkelejd Alibeaj: Po dëmtojme shqiptarët, po marrim skllevërit modernë. Çfarë parashikoni ju për një avion që raësisht bien në terrenin shqiptar dhe që zhduken po rastësisht me një fuoristradë bashkëm e mallin. Policia e Shtetit nuk ka bërë asgjë. Çfarë parashikon Policia për këta të huaj që bien në territorin tonë. A ka mundësi të mbaroj unë se po flas?

Bledi Çuçi: U zgjatët…

Enkelejd Alibeaj: E fundit, zoti ministër….të rinjtë në këtë vend kanë vetëm dy alternativa, o ikin ose merren me krime, trafik droge e vrasje. Ka një përgjigje për këtë situatë? Ju falenderoj.

Paulin Sterkaj: Kur keni kaq shumë pyetje për ministrin, bëni interpelancë, mos ta bëjmë Komisionin e bezdisshëm, nuk kam asgjë me ju, ju mirëpres dhe jam shumë i gëzuar që keni ardhur, por mos ta shtojmë se do na shkojë nga gjashtë orë kjo punë.

Enkelejd Alibeaj: Familjet shqiptare janë përgjysmuar, të gjitha pyetjet kanë lidhje me lëndën që po diskutojmë./m.j

Next Post
Arrestimi i kryekomunarit të Ulqinit dhe zyrtarëve të tjerë/ Reagon Abazoviç: Lejoni që gjykata të vendosë si ata…

Abazoviç flet për konfliktin në Cetinje: Mund të kishte marrë përmasa rajonale...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In