• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziqet që paralajmëron “bllokada” në Kuvendin e PD-së

by Ylli Pata
19/07/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

 Mungesa e kurajos, ndoshta e vizionit të Lulzim Bashës për të prodhuar një platformë të re politike në Kuvendin e PD-së, që ta kthejë opozitën në një strumbullar të shoqërisë shqiptare, sjell një rrezik të madh për sezonin e ri politik në Shqipëri.

Pikërisht statusquoja e zgjedhur ngas Basha, nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse të risjellë të njëjtën skemë që kemi parë gjithë këto vite që nga 2013 ku PD është në opozitë, e PS në pushtet.

Një skenë politike tejet e polarizuar, herë herë konfliktuale, me rreziqe për të rrëzuar përveç stabilitetit edhe ato kolona që janë arritur në 30 vjet komunizëm.

Një debat politik tejet të varfër dhe një centralizim i betejës politike, që ngjan me gjuajtjen nga frëngjia në frëngji.

Sipas të gjitha gjasave, mos dalja e PD-së me një platformë politike për stinën e re, ku si baza të saj është shpallja Non Grata e Sali Berishës nga SHBA dhe mundësia e opozitës për tu rikthyer në sistem, do të ketë pasojë të parë ripërsëritjen e të “entjeve të tmerrshme” në seancat e Kuvendit, ku natyrisht “ylli” do të jetë Sali Berisha, i cili siç e ka thënë vetë do ta dyfishojë aktivitetin e tij politik.

Thelbi i lojës politike të PD-së, do të jetë që të sulmojë sa më shumë e sa më egër, vetëm e vetëm që të largojë si çështje vendimin e Berishës e të prodhojë ndonjë problem të madh nga mazhoranca, që më pas ta kthejë në problemin numër një të vendit.

E njëjta skemë që u ndoq në vitin 2017 me Saimir Tahirin, më pas me Fatmir Xhafën, e më pas me djegien e mandatave. Ku opinioni publik nuk diskutonte gjë tjetër veçse “babalet” që nxirrte kuzhina e strategjisë propagandistike të PD-së.

Kësaj here, PD nuk ka një Adriatik Llallë në krye të prokurorisë, por duket se me një imponim politik do të bëjë presion politik ndaj SPAK që të mos hapë dosjet e mëdha për emrat e mëdhenj të opozitës, të cilët priten me padurim nga publiku, natyrisht së bashku me njerëzit e tjerë të mazhorancës.

Edi Rama, ka deklaruar se nuk do të merret shumë me opozitën, edhe nëse ajo do ta sulmojë egër e vazhdimisht, por do të shohë punët e qeverisë.

Megjithatë, sipas gjasave, kjo “detantë” nuk do të vijojë gjatë, nëse panelet e darkës do të shkrumbëzojnë me papagallët e propagandës që nuk kanë qullosur gjithë këto vite asnjë parashikim në “analizat” e tyre, për të rritur tensionin e konfliktit.

E kjo strategji lufte, natyrisht që do të prodhojë edhe nga ana tjetër duelin, ku Edi Rama, ka provuar se është më rezultativ si në afat të shkurtër, e si në kohë të gjatë.

Vendi rrezikon që të futet në zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat Ilir Meta, do t’i komplikojë  sipas gjasave me një traumë të madhe, ku PD sipas të gjitha gjasave do të kërkojë ti kondicionojë zgjedhjet, apo rezultatin e tyre, jo nga gara e kualitetet që nxjerr, por përpara, në tavolinë siç ka bërë deri tani.

Po ashtu proceset e tjera në vend do të mbeten në statusquo, e në këtë rast vetëm SPAK me anë të dosjes së “Peshqve të Mëdhenj” mund të japë efekt tronditës. Ka teori nga mbështetësit e Bashës që nuk është PD, por Edi Rama që duhet të vihet në shënjestër nga opinioni se është për të tretën herë në qeveri.

Edi Rama mund të kritikohet e sulmohet sa të duash, por kryeministri dhe shefi i mazhorancës i ka hedhur ftesën Lulzim bashës për një stinë të re politike pa “pandemi”. E ka bërë pjesën e vet.

Është Lulzim Basha, i cili nuk ka kurajon apo vizionin ta projektojë apo mbushë “letrën e bardhë” që Rama i ka dhënë në dorë. E pse? Thjesht ngaqë është peng i fatit përfundimisht të shkruar e fatal, të paktën politik të Sali Berishës…

Next Post
Gjobë për parkimin/ Shoferi godet me grushte policin në Shkodër, i thyen nofullën

Me shpejtësi, të dehur dhe pa patentë! Policia vë 1919 gjoba, arrestohen 10 shoferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com