• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziqet që na kanosen nga… të menduarit e tepërt!

by Java News
25/09/2016 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para se te flini i mendoni të gjitha ngjarjet që ndodhin gjatë ditës? Shqetësoheni shpesh nëse do ngriheni në detyrë apo se kur do të martoheni?

Shumë femra nuk mund të ndalojnë së menduari situatat që kanë ndodhur dhe ti ri-luajnë situatat në mendjen e tyre.

Sjellje të tilla mund të shkaktojnë sëmundje, pagjumësi,  probleme në fertilitet, akne,  rënie flokësh, depresion dhe akoma më shumë ankth.

Askush nuk është mjaftueshëm i bukur apo i suksesshëm sa të mos ketë  shqetësime.

Nuk ka rëndësi se sa mbështetje mund të kesh – në një moment të caktuar do kesh frikë se mund të biesh.

Shumë femra e kanë të vështirë të flenë natën për shkak të shqetësimeve, dhe nuk flitet vetëm për shqetësime të mëdha, si  marrëdhëniet ose paratë. Janë gjërat e vogla ato që duket se po shkaktojnë më shumë probleme. Duket sikur është e pamundur të mos shqetësohesh dhe ngec vazhdimisht në një vorbull mendimesh negative.

Kërkimet nxjerrin se 73% e femrave  mbi moshën 25 vjeç janë duke harxhuar sasi shumë të mëdha kohe duke i ri-përjetuar gjërat në mendjen e tyre.

Lajm i mirë është se, nëse i ndani me dikë shqetësimet që keni, kjo e përgjysmon  efektin negativ të shqetësimit.

Të flasësh me të tjerët për problemet krijon një ndjenjë qetësie dhe rehatie, si dhe ndihmon në krijimin e një lidhjeje më të ngushtë  mes personave.

Ekspertët konstatojnë se gjysma e shqetësimit që një njeri ndien vjen vetëm nga fakti  i përsëritjes së mendimeve mbi  këtë shqetësim. Tek disa persona kjo gjendje është edhe më e rënduar, sepse, edhe nëse nuk kanë diçka momentale për t’u shqetësuar, ata gjejnë gjëra që mund të datojnë edhe para  disa vitesh.

Mësoni të jetoni në të tashmen

Shumë nga problemet që lindin shkaktohen nga paaftësia  për të jetuar në të tashmen, për të  kapur momentin. Përkundrazi, fiksohemi në një moment të caktuar në të shkuarën, në diçka që ka ndodhur. Femrat madje kanë tendencën të shqetësohen shumë edhe për të ardhmen, duke krijuar në kokë skenare  të cilat në fakt nuk ndodhin pothuajse asnjëherë.

Shqetësohen më shumë femrat apo meshkujt?

Në përgjithësi, ekspertët bien dakord se femrat shqetësohen më shumë se meshkujt. Rastet e personave të njohur me depresion dhe probleme ankthi janë dy herë e gjysmë më të larta tek femrat se sa tek meshkujt.

Femrat kanë tendencën të kalojnë më shumë kohë në gjendje jo produktive duke u shqetësuar për gjëra jo reale, dhe në fund nuk zgjidhin asgjë.

Meshkujt nga ana tjetër shqetësohen pothuajse gjithmonë për gjëra më konkrete dhe për diçka që mund t’i japin përgjigje.

Shqetësimet kryesore të femrave rezultojnë të jenë mbi shëndetin dhe mirëqenien e pjesëtarëve të familjes. Kurse meshkujt shqetësohen vetëm për të siguruar të ardhura të mjaftueshme.

Çfarë ndodh kur mendojmë më shumë se ç’duhet?

Të shqetësohesh shumë është faktori kryesor që çon në këputje nervore dhe depresion. Të menduarit e tepërt shpesh të lë edhe pa gjumë. Pagjumësia është përhapur si një epidemi dhe ka prekur më shumë se 40% të të rriturve, ku pjesa më e madhe janë femra.

Shëndeti fizik gjithashtu ka efekte negative. Të menduarit e tepërt sjell shqetësime, dhe shqetësimi nxit prodhimin e hormonit të adrenalinës, e cila nga trupi mund të përkthehet si kolesterol, duke rritur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Një hormon tjetër që trupi prodhon në këto raste, korizoni, shkakton formimin e akneve. Shumë dermatolog pohojnë se gjatë pesë viteve të fundit numri i të prekurve me këtë gjendje është rritur me mbi 25%.

Hormonet e prodhuara nga stesi shkaktojnë edhe një efekt tjetër  negativ, që është rënia  e flokëve. Në një reaksion kimik zinxhir që ndodh në trup, adrenalina kthehet në kolesterol, i cili kthehet më pas në testosteron dhe ky i fundit konvertohet në dihydrotestosterone, i cili nxit humbjen e flokëve./shendeti.com/a.k

Next Post
Konçensioni i Skavicës anullohet, mister arsyet e dorëheqjes së kompanisë tuke Suzer

Konçensioni i Skavicës anullohet, mister arsyet e dorëheqjes së kompanisë tuke Suzer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In