• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzimi i Ramës: Vetëm po kaluat mbi trupin e Lulit

by A R
20/06/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Vetëm po kaluat mbi trupin tim”. Ky është slogani i kreut të PD-së Lulzim Basha, sa herë që ngrihet një kauzë nga qytetarët apo sa herë demokratët kanë ndërmarrë ndonjë aksion kundër Qeverisë.

Nuk janë të pakta rastet që Basha ka kërcënuar, duke përdorur trupin e tij si mburojë.

Por në të gjitha rastet ka gënjyer demokratët dhe mbështetësit e tij. Njësoj siç bëri  pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku pasi humbi dhe e la PD dhe katër vite të tjera në Opozitë, në vend që të pranonte humbjen doli dhe foli për fitore.

Në fakt, Basha ka fituar, nëse kemi parasysh sloganin e tij të fanshëm, “vetëm po kaluat mbi trupin tim”.

Edi Rama, fitoi sërish, edhe katër vite të tjera në pushtet. Pra, ia siguroi edhe katër vite të tjera mandate, duke lënë në mes të katër rrugës demokratët.

Sipas tezës së Bashës, Edi Rama rrëzohet, vetëm nëse kalohet mbi trupin e tij. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe kjo i jep të drejtë të vetshpallet fitues.

Rama nuk rrëzohet pa kaluar mbi trupin e Lulit dhe me rizgjedhjen e tij në krye të PD, kjo tezë është përforcuar edhe më tej.

“Vetëm po kaluat mbi trupin tim” teza mashtruese e Bashës

Kujtojmë se në vitin 2017, Lulzim Basha shprehej se nuk do të lejonte emërimin e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm.

“Ai nuk do të hyjë në zyrë dhe nuk do të bëhet kurrë ministër, veçse nëse kalon mbi trupat tanë”, është shprehur në  atë kohë Lulzim Basha.

Por, Fatmir Xhafa një ditë më pas kësaj deklarate shkoi në zyrë, u bë ministër i Brendshëm, dhe më pas u largua me marrëveshjen e 18 majit, në kohën kur ministria e Brendshme u drejtua më pas nga kolonel Dritan Demiraj, i rekomanduar në bazë të marrëveshjes nga Partia Demokratike.

Të njëjtën tezë, Lulzim Basha e përdorur në vitin 2019, kur zhvillohej proestat e banorëve të Astirit.

Ai nënshkroi një marrëveshje me banorët e Astirit dhe ju premtoi se shtëpitë e tyre nuk do të prekeshin. Nëpërmjet Klevis Balliut përsëristi, frazën” vetëm po kaluan mbi trupat tanë”.

E njëjta histori u përsërit në vitin 2020, kur protestohet për Teatrin. Basha nënshkroi një marrëveshje të njëjtë si me banorët e Astirit edhe me mbrojtësit e Teatrit Kombëtar.

“Teatri do të shembet vetëm nëse kalojnë mbi trupat tanë”, shprehej Basha.

Por më pas i braktisi protestuesit dhe Teatri u shemb.

Më tej, Parlamenti miratoi ligjin për të dhënë me Partneritet Publik Privat ndërtimin e Teatrit të ri, një pjesë të truallit shtetëror si një koncesion midis një subjekti privat, firmës Fusha dhe qeverisë shqiptare.

Dhe Basha nuk u dëgjua më, për asnjërën nga çështjet, ku kishte ofruar trupin.

Ndërsa për tre çështjet e mësipërme ka mashtruar, Luli për një gjë e ka mbajtur fjalën, Ramën nuk lejoi ta rrëzonin nga pushteti.

/CNA.al/ a.r

 

Next Post
Shoqja e Karolinës flet për takimin disa orë para vrasjes: Çfarë pashë që më ngjalli shumë çudi

Shoqja e Karolinës flet për takimin disa orë para vrasjes: Çfarë pashë që më ngjalli shumë çudi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In