• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzimi i paralajmëruar i Lulzim Bashës

by Java News
15/12/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta nuk janë rastësi, as zbehjet e dikurshme të zërit të Lulzim Bashës gjatë fjalimeve të mandatit të parë, as dhe humbja e ekuilibrit pas fjalimit të sotëm në Këshillin Kombëtar.

Nëse të parat ishin paralajmërimi i marrëveshjes së turpshme të 18 majit që solli humbjen katastrofale në zgjedhje, gremisja e sotme teksa linte podiumin, nuk parathotë asgjë të mirë.

Lulzim Basha po e mban këtë Këshill Kombëtar ndërkohë që në kokë i qëndron si shpata e Demokleut, paaftësia për të bashkuar opozitën.

Edhe këtë herë shumë nga kritikët e tij në parti e përbuzën ftesën për të garuar në një organizatë jo demokratike dhe të privatizuar krejtësisht.

Lulzim Basha foli në këtë Këshill Kombëtar sikur donte t’i hidhte ujë zjarrit që është ndezur anë mbanë vendit.

Ai citoi figura publike dhe analistë që kanë predikuar përdorimin e çdo mjeti për rrëzimin e Ramës dhe i vuri ata në antitezë me politikat e PD, e cila pretendon se do të vijë në pushtet përmez zgjedhjeve që vetë Basha i quan të kapura nga krimi, paraja dhe oligarkët.

Megjithëse fjalët e Bashës sot: nuk djegim Shqipërinë për një karrige, nuk i bëjmë dëm vendit për interesin tonë dhe nuk vijmë në pushtet veçse me votë, ngjajnë politikisht korrekte, ato janë fare jashtë kontekstit kohor.

Ato nuk i japin përgjigje një pyetje që e bëjnë shumë opozitarë: A është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Shqipërisë, qëndrimi i Ramës qoftë edhe një ditë më shumë në pushtet.

Lulzim Basha e mbajti këtë Kuvend Kombëtar ndërkohë që partia e tij bashkë me LSI-në, kryen krimin fatal të përçarjes së protestës së studentëve.

Ata e fragmentarizuan dhe mpakën lëvizjen më të fortë anti Rama të 5 viteve të fundit, duke dashur ta fusin atë nën kontrollin e tyre.

Njësoj si me protestën e Astirit ku ruajnë oligarkët pranë PD dhe bëjnë sikur mbështesin banorët, ata po tregojnë se mund të jetë zjarrëfikësit e çdo lëvizje antiqeveritare.

Pikërisht për këtë, gremisja që pësoi sot në Pallatin e Kongresve dukej sikur ishte simboli përmbledhës i dështimeve të njëpasnjëshme të Bashës. (Lapsi.al)

Next Post
Rrugaçë pa një pjesë të trurit

Dimri i madh i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com