• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzimi i mundshëm i Xhoxhajt në Veting le Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese

by S M
23/04/2018 16:10
Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten Kushtetuese, seanca mes avokateve dhe qeverise per kontributet e sigurimeve shoqerore./r/n/r/nMember of the Constitutional Court, Altina Xhoxhaj, during a hearing in the Constitutional Court.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe gjyqtarja Altina Xhoxhaj rrezikon të ngelë në provimin e vettingut për shkak të pasurive. Në seancën dëgjimore ishte radha e saj, që mban detyrën e gjyqtares Kushtetuese prej tetë vitesh, ndërsa më herët ka qenë gjyqtare në Shkallën e Parë.

Profesoresha e së drejtës tregtare në raportet e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive rezulton me pasuri të justifikuara.

Por gjyqtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit deklaroi se ishte kryer një hetim tjetër administrativ nga ku hidhen hije dyshimi mbi të ardhurat.

Konkretisht, sipas KPK gjatë blerjes së një apartamenti 101 metra katrorë në Tiranë, Xhoxhaj nuk justifikon të ardhurat prej mbi 4 milionë lekë.

Nuk justifikohen gjithashtu dy llogari bankare që janë 61 mijë dollarë dhe 15 mijë euro, si edhe kursimet me vlerën e 6 milionë lekëve.

Edhe për truallin në Gjirin e Lalzit dhe një banesë dupleks, nuk dihej burimi i 450 mijë lekëve në këtë investim. Sipas KPK, nga hetimi administrativ gjyqtarja Kushtetuese nuk justifikon gjithashtu edhe shpenzimet ndër vite.

Sa i takon anës profesionale, KPK thotë se gjyqtarja ka zbardhur me vonesë vendimet dhe në një rast është denoncuar për konflikt interesi nga një qytetar.

Por, gjatë mbrojtjes zonja Xhoxhaj kundërshtoi duke kërkuar të konfirmohej në detyrën, për të cilën i mbaron mandati në 2019. Xhoxhaj replikoi me trupën e vettingut duke theksuar se gjetjet e KPK janë të pabazuara.

“Ju nuk keni llogaritur të ardhurat e bashkëjetuesit” këmbënguli Xhoxhaj, sipas të cilës të treja raportet e deklarojnë në rregull.

“Ju më keni ngarkuar me barrën e provës duke mos njohur ligjin”, shtoi më tej gjyqtarja Kushtetuese, ndërkohë që në dalje komentoi për Top Channel se gjatë vettingut nuk duhet të përbalten gjyqtarët e prokurorët, që sipas saj ruajtën shtetin në vitin 1997.

“Presim me qetësi vendimin e Komisionit duke besuar në performancën e gjithë këtyre viteve të zonjës Altina Xhoxhaj me profesionalizëm, etikë dhe integritet.

E vetmja që ka kaluar vettingun deri më tani është Vitore Tusha , ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në pikën më të zezë në historinë e saj.

Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë.

Pas dorëheqjes së Besnik Imerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos dhe nëse nëse shkarkohet edhe Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese praktikisht nuk ekziston më.

Kjo gjykatë ka dalë për herë të fundit në seancë plenare të hapur në datën 19 dhjetor, ndërkohë që javën e kaluar iu komunikoi palëve se nuk mund të formojë kuroumin për një padi të shoqatës së ish pronarëve për një VKM për pronat.

Next Post
VIDEO/ Rrëmbyen biznesmenin shqiptar për 100 mijë euro, prangosen dy serbët

VIDEO/ Rrëmbyen biznesmenin shqiptar për 100 mijë euro, prangosen dy serbët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

U bënte fotografi linjave hekurudhore, arrestohet në Poloni 55-vjeçari rus i dyshuar për spiunazh dhe sabotim

October 30, 2026
Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

Taksë për shtëpitë bosh: 1 në 5 banesa me konsum zero energjie! Po ndërtuesit që i mbajnë pa shitur?

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, raporti: Treni po udhëtonte me 160 km/orë kur u përplas me trenin e palëvizshëm

October 30, 2026
Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

Makina përplas turmën gjatë festës së Halloween-it në New York, plagosen gjashtë persona, mes tyre tre fëmijë

October 30, 2026
Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

Kontrollet në zyra dhe arrestimi i gazetarit të tyre, gazeta ruse njofton mbylljen: Shkak presioni nga autoritetet

October 30, 2026
Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

Rrëzimi i helikopterit italian në Bosnje, shkak dyshohet një defekt teknik, një nga helikat mund të jetë bllokuar

October 30, 2026
288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

288,000 ton naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trump me Putin

October 30, 2026
Makinat elektrike, DPSHTRR: 42.4% e autoveturave janë me zero kilometra

Europa jep para për makinat elektrike, Shqipëria u merr! Taksa e re prej 15 mijë lekësh

October 30, 2026
Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

October 30, 2026
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In