• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëzimi i Kushtetueses, si i “dogji” Vettingu gjyqtarët milionerë, çfarë ndodh tani?!

by A R
16/07/2018 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbylli procesin e Vettingut për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese me shkarkimin e Gani Dizdarit, i cili ishte i fundit në radhë.

Njëri-pas tjetrit, Vettingu “dogji” katër anëtarë të kësaj gjykate, duke konfirmuar vetëm dy në detyrë. Me vetëm dy anëtarë në detyrë, kjo gjykatë është inekzistente pasi nuk shqyrton dot çështjet që mund të paraqiten. Në fakt, gjykata është vënë në kolaps prej muajit Mars të vitit 2018, kur i pari që u shkarkua nga Vettingu ishte gjyqtari Fatos Lulo.

Ai u shkarkua nga KPK pasi nuk justifikonte me burime të ligjshme një pasuri prej 500 mijë dollarësh. Me largimin e tij, Kushtetuesja mbeti me pesë anëtarë, dhe në pamundësi për të shqyrtuar çështjet pasi nuk plotësonte dot kuorumin.

Por, edhe pse gjykata de-fakto ishte e rrëzuar, rrënimi i saj vijoi në muajin Maj me shkarkimin e gjyqtares së dytë nga trupa, Altina Xhoxhajt. Gjatë një seance të mëparshme, Komisioni i Vettingut, që është shkalla e parë, deklaroi se rezultonin të pajustifikuara disa nga pasuritë e gjyqtares kushtetuese, për të cilat Xhoxhaj replikoi duke kërkuar t’i llogariteshin edhe të ardhurat e bashkëjetuesit.

Pas saj, radha i erdhi kolegut Fatmir Hoxha. Njësoj si kolegët, edhe ky gjyqtar karriere nuk mundi të justifikojë pasurinë e tij.

I fundit në radhë ishte Gani Dizdari. Edhe pse fati i Kushtetueses ishte mësuar prej kohësh, simbolika e “të djegurit të fundit” ishte akti i fundit i një procesi që tregoi se kush kanë qenë në majat e sistemit gjyqësor për vite me radhë në Shqipëri.

Sipas KPK, Dizdari nuk justifikonte pasurinë e po ashtu kishte kontakte me person të papërshtatshëm, me precedent penal.

Ai u bë i katërti gjyqtar “i djegur” i kushtetueses. Ndërkohë, ata që mundën të kalojnë procesin ishin vetëm dy. Kreu i saj Bashkim Dedja, i cili pati mjaft vështirësi për të bindur KPK si dhe gjyqtarja tjetër Vitore Tusha.

Ndërkohë, kjo gjykatë kishte tre vende vakante para se të niste procesi i Vettingut. Kujtojmë se para rivlerësimit ishte dorëhequr anëtari tjetër Besnik Imeraj. Ndërkohë, në vitin 2016 ishin larguar pasi u kishte mbaruar mandati edhe Vladimir Kristo e Sokol Berberi.

Gjyqtarët e shkarkuar:

-Fatos Lulo

-Altina Xhoxhaj

-Fatmir Hoxha

-Gani Dizdari

Gjyqtarët  konfirmuar:

-Bashkim Dedja

-Vitore Tusha

U dorëhoq para Vettingut:

-Besnik Imeraj

Të larguar në fund të mandatit:

-Vladimir Kristo

-Sokol Berberi

Ngritja e KLGJ dhe politika mbajnë peng zëevendësimin e gjyqtarëve

Procesi i Vettingut ka treguar dy anë medaljeje. Nga njëra anë po pastron sistemin e drejtsisë nga të korruptuarit, nga ana tjetër po vendos në kolaps sistemin. Shembulli i prekshëm është shpërbërja e Gjykatës Kushtetuese e cila tashmë me vetëm dy anëtarë në detyrë, është jashtë funksionit.

Organi që ka në kompetencë emërimin e gjyqtarëve është Këshilli i Lartë Gjyqësor, organ që nuk është ngritur ende pasi kandidatët janë duke iu nënshtruar procesit të Vettingut. Një pjesë e madhe e tyre janë shkarkuar gjatë procesit ndërkohë, pasi kanë kaluar dy vite nga miratimi i reformës në drejtësi, duhet ende kohë për ngritjen e këtij organi.

Në kushtet kur rruga e vetme për zëvendësimin e gjyqtarëve është ndryshimi ligjor, edhe ky duket një mision thuajse i pamundur. Mazhoranca ka çuar në parlament disa ndryshime në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që u hapin rrugë zëvendësimit të të larguarve, por nevojiten 84 vota të cilat shumica nuk i ka.

Nga ana e saj, opozita nuk ka dhënë konsensus për këto ndryshime ligjore. Pakica politike ka vendosur tre kushte që të ulet në tryezë: largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, largimin e Kryeprokurores Arta Marku, si dhe reformën zgjedhore ku konkretisht kërkohet votimi dhe numërimi elektronik.

Në seancën e fundit mazhoranca vendosi shtyrjen e votimit për këto ndryshime ligjore pasi nuk siguroi dot votat. Opozita braktisi sallën nga frika e rrjedhjes së votave.

Tani që Kushtetuesja de fakto është e rrëzuar, pranë kolapsit janë edhe gjykatat e Apelit siç ka paralajmëruar kreu i ILDKPKI, i cili tha se shumica e gjyqtarëve rrezikohen nga Vettingu./JavaNews/Andi Malasi

Next Post
PROFIL/ Kush ishte Fadil Hasa, legjenda e humorit shqiptar

PROFIL/ Kush ishte Fadil Hasa, legjenda e humorit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com