• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzimi i bustit të diktatorit/ Basha: “Hoxhizmi” modeli i qeverisë së sotme

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 25 vite nga dita kur qytetarët e Tiranës rrëzuan nga sheshi “Skënderbej” shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Me këtë rast, Partia Demokratike ka mbajtur një aktivitet për të përkujtuar këtë ditë historike. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë fjalimit të tij nuk kurseu kritikat për qeverinë akltuale, duke e akuzuar atë se ndjek të njëjtat praktika si modeli i diktaturës. Sipas Bashës “’Hoxhizmi’ trashëgohet nga pasuesit por nuk mund të jetë model i qeverisjes sonë.”

“Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti ndan dy modele, dy botë. Ne që shikojmë dhe mësojmë nga modeli i demokracive perëndimore. Dhe kundërshtarët tanë kanë në mendje, pavarësisht se tentojnë ta fshehin , adhurimin e diktatorit. Qeveria e sotme, pasi evitoi festimet, nuk tha asnjë fjalë të vetme për ngjarjet shkurorëzuese të diktatorit Hoxha. Qeveria hesht për një ngjarje kaq të madhe dhe lavdiplotë për historinë e vendit. Heshtja e mbajtur nga qeveria dhe Edi Rama është e turpshme, provokuese, ogurzezë. Atyre nuk u bën zemra të lartësojnë aktet heroike. Ata promovojnë nënshtrimin në vend të mesazheve të lirisë. Modeli i tyre është përdorimi antiligjor i pushtetit, pasurimi i shfrenuar për vete. Me forcën e pushtetit synojnë të vënë nën kontroll gjithçka. Ata i konsiderojnë paratë e shqiptarëve si ti kenë paratë e tyre.”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës vlerësoi lart veprën e atyre që morën pjesë në aktin simbolik për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Basha tha se qytetarët ndryshuan historinë e vendit dhe i treguan botës se jemi një komb që dëshirojmë të jetojmë në liri.

“Sot jemi mbledhur të nderojmë me krenari një ngjarje kulmore në vargun e ngjarjeve që ndryshuan historinë tonë, botëkuptimin tonë 25 vite më parë për rrrëzimin e shtatores së diktatorit nga qytetarët e Tiranës, çunat e Tiranës, studentë, të rinj, intelektualë, sidomos të rinj. Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës është ngjarje që i foli më hsumë se cdo ngjarje botës për Shqipërinë, por kombi tonë. Është ngjarje që i tregoi botës se në vendin tonë, pavarësisht regjimit më shtypës, prapëseprapë kishte njerëz të guximshëm dhe që donin lirinë. Rrëzimi i shtatores, është monumenti ynë i lirisë. Nderim për të gjtihë ata që u derdhën në shesh atë ditë.”, tha Basha.

Next Post

Kërcënoi drejtorin e ri, procedohet punonjësi i Ujësjellësit të Pogradecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In