• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrëzimi i avionit MH17: Moska falsifikoi pamjet satelitore

by
01/06/2015 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Qeveria ruse ka manipuluar pamjet satelitore që lidhen me rrëzimin e avionit MH17 në 17 korrik 2014 në lindje të Ukrainës, me qëllim që të provonte fajin e qeverisë ukrainase. Në këtë përfundim vjen një analizë e një grupi investigativ gazetarësh. “Analiza forensike” ka nxjerrë “qartë dhe pa dyshim” se pamjet satelitore kanë datë të fallsifikuar dhe u ndryshuan me programin Software Adope Photoshop CS25, thuhet në këtë raport.

Grupi investigativ “Bellingcat” ka marrë nën vëzhgim dy pamje satelitore të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, të cilat paraqiteshin si prova nga pala ruse se aviacioni ukrainas në ditën e rrëzimit kishte qenë aktiv në rajon. Qeveria ruse i publikoi pamjet më 21 korrik 2014, në një konferencë shtypi në Moskë, pak ditë pas rrëzimit të avionit.

Sipas të dhënave ruse në një fotografi të bërë ditën e rrëzimit duket se së paku një raketahedhës vetëlëvizës i tipit Buk i forcave ukrainase nuk ndodhej më në bazën ushtarake të Donjeckut. Pamja e dytë satelitore provon, sipas rusëve, se dy raketahedhës dhe një automjet tjetër ushtarak ukrainas ndodheshin në jug të fshatit Zaroshinskoje. “Këto aparatura komplekse janë në gjendje të godasin objektiva në distancë 35 kilometra dhe lartësi 22 kilometra”, u tha në konferencën e shtypit. Sipas tyre raketahedhësit ndodheshin në afërsi të fluturimit të MH17.

Por hulumtimet e grupit investigativ Bellingcat kanë provuar se fotografitë e paraqitura nga rusët janë bërë qartazi para ditës së rrëzimit të avionit. Pamja e parë satelitore është bërë nga 1-18 qershor 2014, dhe e dytë para 15 korrikut. Ky rezultat del pas krahasimit me pamjet satelitore të hapura për publikun në të njëjtën hapësirë kohore -si psh. ato të Google Earth. Veç kësaj pamjet janë ndryshuar më pas: Raketahedhësit e tipit Buk janë hequr nga një foto, dhe janë shtuar në tjetrën.

Avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines me numrin MH17 u rrëzuar më 17 korrik 2014 në lindjen e Ukrainës, në një rajon luftimesh. 298 vetë humbën jetën, 193 holandezë, katër gjermanë. Avioni ndodhej në itinerarin e fluturimit nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Next Post

Restoranti që përdor vullkanin për të gatuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com