• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

by A. Q
16/09/2026 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, e përshëndeti aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë një vendim të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe për drejtësinë ndaj viktimave.

“Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”, tha West, sipas një njoftimi për media.

Sipas saj, ZPS-ja “nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në” dhe as “luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës”.

“Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë”, tha West.

Prokurorja West po ashtu tha se ZPS-ja do të shqyrtojë të gjithë aktgjykimin në ditët në vijim, përfshirë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit “që nuk çuan në dënime”.

Njoftimi i plotë :

“Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, e mirëpriti aktgjykimin e shpallur sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe për drejtësinë, edhe pse të vonuar, për viktimat.

Trupi gjykues konstatoi se secili prej katër të akuzuarve mban përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet.

“Vendimi i sotëm, i bazuar vetëm në fakte dhe në ligj, është i rëndësishëm për llogaridhënien dhe sundimin e ligjit në Kosovë. Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo pozitës politike, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”, tha Prokurorja e Specializuar.

West theksoi se çështja e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte të bënte me përgjegjësinë penale individuale dhe nuk vinte në diskutim asnjë narrativë historike.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbajtur përgjegjës individë për veprimet e tyre, në përputhje me mandatin e saj, asgjë më shumë. Zyra nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës. Individë të caktuar shfrytëzuan rrethanat e luftës për të kryer krime të rënda dhe është për meritë të Kosovës që këta individë po mbahen tani përgjegjës”, vijoi ajo.

Gjatë paraqitjes së çështjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti dëshmitë e 125 dëshmitarëve në sallën e gjyqit, ndërsa rreth 3.000 prova në disa gjuhë u pranuan si prova materiale.

Në aktgjykimin e saj, trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë fajtorë për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar të të paktën 385 personave, trajtim mizor ndaj të paktën 49 personave, torturën e 303 personave dhe të paktën 96 vrasje.

Sipas njoftimit, këto krime u kryen ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime, nga prilli 1998 deri më 20 qershor 1999, në komuna të ndryshme të Kosovës dhe në dy rrethe të veriut të Shqipërisë.

Prokurorja e Specializuar bëri të ditur gjithashtu se Zyra e Prokurorit do ta shqyrtojë me kujdes të gjithë aktgjykimin gjatë ditëve në vijim, përfshirë edhe gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit që nuk çuan në dënime.

Në fund, Zyra e Prokurorit të Specializuar ritheksoi angazhimin për të siguruar llogaridhënie dhe për të mbështetur të drejtat e viktimave, ndërsa procesi gjyqësor kalon në fazat e ardhshme.”

Next Post
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

Pagat e magjistratëve/ “Koeficienti rritet në 0.38”, Bylykbashi prezanton draftin e PS; Bardhi: Puç kushtetues!

September 17, 2026
Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

Fotoja që pushtoi rrjetin/ Gruaja e arrestuar për vjedhje si ‘dy pika uji’ me Jennifer Lopez

September 17, 2026
“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

“Jam i indinjuar me Kurtin”, Ahmeti: Duhet të informohet! Po u hoq shqipja në RMV, gjërat nuk do shkojnë mirë!

September 17, 2026
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com