Janë gjetur gjurmë të eksplozivit në trupat e viktimave të aeroplanit të kompanisë “EgyptAir”, i cili u rrëzua mbi detin Mesdhe në muajin maj të këtij viti, thonë hetuesit.
Ndërkohë, Ministria e Aviacionit Civil të Egjiptit ka thënë në një komunikatë se një hetim kriminal do të nisë ndaj rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve “A32O”, transmeton Express.
Fluturimi “MS804” nga Parisi për në Kajro, u zhduk në det më 19 maj, duke vrarë të gjithë 66 personat në bord.
Që atëherë, shkaktari i rrëzimit të avionit ka mbetur i paqartë./a.m.