Policia Kufitare ka shpëtuar pesë persona në Dhërmi, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det pasi gomonia me të cilën lëviznin në drejtim të Porto Palermos kishte pësuar avari.
Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.
Policia njofton se 5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.











