• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku terrorist/ Dëbimi i iranianëve: Ja diplomatët “agjentë” që morën biletë “pa kthim” nga Shqipëria

by Java News
07/09/2022 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmi kibernetik i 15 korrikut, që nxori nga shërbimi për ditë të tëra portalin qeveritar e-Albania, u pasua me një tjetër zhvillim, që ekspozoi rrezikun e mundshëm të qarqeve iraniane në vend.

Më 22 korrik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit njoftoi shtyrjen e Samitit Botëror të Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u zhvilluar më 23-24 korrik në kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” në Manzës.

Samiti u shty me rekomandim të qeverisë shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të Iranit.

Tonet e rrezikut u ndjenë dhe më fort nga paralajmërimi i ambasadës së SHBA në Tiranë ndaj shtetasve amerikanë që të shmangnin qarkullimin më afër zonës ku pritej të mbahej Samiti i Muxhahedinëve.

Por këto dy ngjarje, nuk ishin të vetmet që nxorën në sipërfaqe veprime të nëndheshme të iranianëve prezentë në vend nën petkun e diplomatit.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi kryediplomatin iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, si edhe diplomatin tjetër Mostafa Roudaki, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në shërbimet sekrete iraniane dhe pjesëmarrës në aktivitete që cenonin sigurinë në Shqipëri.

Dëbimi i tyre gjeti mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Përmes një postimi në Twitter nga John Boltin, këshilltari për sigurinë, i presidentit amerikan të kohës, Donald Trump, tha se dënimi i tyre ishte sinjal për liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohej.

Në janar 2020, dy diplomatë të tjerë iranianë në Shqipëri morën një biletë “vetëm ikje” nga Shqipëria. Anëtarët e trupit diplomatik iranian në Tiranë, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, u shpallën të padëshirueshëm.

Ministria e Jashtme njoftoi zyrtarisht për rastin se dy zyrtarët iranianë kishin zhvilluar veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Ndërsa korrikun e dy viteve më parë u dënua nga vendi Dabiel Kassrae, një iranian me nënshtetësi italiane, i cili dyshoj të kishte tentuar të infiltrohej në kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” për llogari të regjimit të Iranit.

Ndërsa në gusht 2022, pak ditë pas anulimit të Samitit Botëror të muxhahedinëve, dy shtetasve iranianë me shtetësi gjermane iu refuzua hyrja në Shqipëri./m.j

Next Post
“Isha në një lokal buzë rrugës”/ 25 vjeçarja në Elbasan pretendon se është përdhunuar gjatë natës, shkon në spital me motrën

E ndoqi nga pas dhe.../ Momente tmerri për 16-vjeçaren, si shpëtoi nga përdhunimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com