Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandër Grushko është i fundit që shtoi zërin e tij ndaj paralajmërimeve nga Rusia se do të marrë masa sigurie nëse Suedia dhe Finlanda zgjedhin t’i bashkohen NATO-s.
Sipas Reuters, Grushko tha se anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake do të çojë në “pasojat më të padëshirueshme”.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss , i është përgjigjur retorikës që del sot nga Rusia për zgjerimin e mundshëm të NATO-s, duke thënë se “Suedia dhe Finlanda janë të lira të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje – Britania e Madhe do të mbështesë çfarëdo që të vendosin”./m.j