• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku që kanos Ballkanin, mungesa e perspektivës për të rinjtë

by Java News
17/04/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinj, dinamikë, pa shanse? Ky është titulli i aksionit të organizatës humanitare katolike, Renovabis, që synon tërheqjen e vëmendjes për mungesën e pespektivës së të rinjve në Europën Lindore e Juglindore. Me zë të qetë e të butë ipeshkvi françeskan nga Sarajeva, Pero Sudar skicoi një pamje të zymtë shoqërore të shumicës së vendeve të Ballkanit. Në hapjen e aksionit të Renovabis me rastin e festës fetare të Rrëshajës së Madhe në ipeshkvinë e Speyerit, Pero Sudar përmendi shembuj konkretë nga vendi i tij. Mungesa e perspektivës ka një efekt kaq të fortë zhgënjyes e rëndues tek të rinjtë në Bosnje-Hercegovinë, saqë 70% e tyre duan të largohen nga vendi.

Shifra të tilla janë bërë të njohura nga të gjitha vendet e Ballkanit. Për shkak të papunësisë së lartë shumë të rinj nga Juglindja e Europs nuk shohin ndonjë perspektivë në vendin e tyre. Papunësia mes të rinjve në Kosovë, Serbi, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, kap shifrat e 45-60%, varësisht nga ofrohen të dhënat. Varëfria, mungesa e stabilitetit politik, korrupsioni dhe nepotizmi përmenden si shkaqe të tjera për pesimizmin e kudogjendur.

Gjeneratë e humbur

Pas një përshkrimi pa zbukurime e prekës të gjendjes shoqërore, ipeshkvi nga Sarajeva, Pero Sudar kaloi në politikë, duke vënë theksin tek humbja prej kohësh e besimit të të rinjve nga Juglindja e Europës në institucionet demokratike e madje tek vetë demokracia. Sudar përmendi situatën gjeopolitike dhe karakterin multifetar e multietnik të shoqërive në Ballkan. Sidomos në Bosnje-Hercegovinë marrëdhënia paqësore mes të krishterëve e myslimanëve, dhe katolikëve e të krishterëve ortodoksë po vihet në sprovë për shkak të problemeve sociale. Si klerik, Sudar theksoi rëndësinë dialogut politik, por edhe ekumenizmin e vërtetë. Në fund të fundit aftësia e bashkëjetesës së popujve, feve e kulturave të ndryshëm është kusht themelor për paqen.

Flüchtlinge Kosovo Balkan Deutschland Hamburg Shumë të rinj nga Ballkani marrin rrugën drejt Europës

Eksodi masiv i të rinjve nga vendet e Ballkanit po kthehet në një kërcënim serioz. Megjithatë në Ballkan nuk gjen strategji serioze për luftimin e papunësisë tek të rinjtë. Shumica e tyre banon për një kohë të gjatë bashkë me prindërit, ata janë të varur nga rroga e tyre, madje edhe pensioni i gjyshërve. Kjo mungesë perspektive përbën rrezik akut. Sipas punonjësve socialë ajo është edhe terreni ushqyes për rënien e të rinjve viktimë e drogës, kriminalitetit dhe alkoolit. Bashkë me të vihet re rreziku i radikalizimit fetar, i cili në vitet e fundit ka shënuar rritje.

Tregu i punës pa lidhje me sistemin arsimor

Megjithëse qeveritë e vendeve të Europës Juglindore e kanë kuptuar rrezikun shpërthyes të këtij zhvillimi, ende mungojnë zgjidhjet konnkrete. Qeverive nuk u mungojnë vetëm fondet, por edhe vullneti e aftësia për të bërë reformat e duhura në politikën e arsimit. Ipeshkvi Pero Sudar kritikoi me stilin e një përfaqësuesi të ekonomisë, „mungesën e lidhjes së sistemeve të arsimit me tregun e punës“. Gati 80% e të rinjve nga Bosnje-Hercegovina, sipas një sondazhi mendojnë se as arsimi i lartë nuk i përmirëson kushtet e jetesës. Sondazhe të njëtja vijnë edhe nga vende të tjera të Ballkanit.

Gerhard Albert, drejtori i organizatës humanitare të Renovabis i shikon këto zhvillime si “një sfidë të madhe”. Nuk duhet t’i lirojmë nga përgjegjësia qeveritë dhe politikën e këtyre vendeve, sepse eksodi i vazhdueshëm i të rinjve është rrezik për zhvillimin e vendeve të Europës Juglindore, theksoi Albert. Pak optimizëm në fund të takimit të Renovabis ofroi në fund ipeshkvi nga Sarajeva me një shembull shpresëdhënës. Gjatë një vizite pastorale në San Francisco ai kishte takuar një biznesmen të suksesshëm, i cili i kishte rrëfyer për planet e tij të kthehej me gruan dhe pesë fëmijët në Bosnje-Hercegovinë. Jo shumë kohë më parë këtë biznesmen Pero Sudar e kishte ritakuar në një festë në Bosnjen Qendrore. Kur ipeshkvi e pyeti për motivet e kthimit, ai ishte përgjigjur: “Këtu jetohet më normalisht!”

Deutsche Welle

Next Post

Nëse zhduken bletët... brenda 4 vitesh shuhet dhe njerëzimi/ Ja pse !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta nuk fitohet me fjalë…

May 8, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkëmbim zjarri SHBA-Iran në Hormuz, Trump: Armëpushimi ende në fuqi!

May 8, 2026
Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

Shqipëria dhe Serbia kryesojnë rajonin për gratë shefe

May 8, 2026
“Nuk janë zgjedhje, janë pafytyrësi”, Zogaj godet vetëzgjedhjen e Berishës në krye të PD-së

“Nuk janë zgjedhje, janë pafytyrësi”, Zogaj godet vetëzgjedhjen e Berishës në krye të PD-së

May 8, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

May 8, 2026

Sot protesta e opozitës, leja vetëm në Bulevard, policia vendos 1200 efektivë në terren

May 8, 2026
Demokratët e pritën tërë ditën, Rama shkoi pas mesnate në Kuvend. Miratohet akti normativ për uljen e akcizës

Demokratët e pritën tërë ditën, Rama shkoi pas mesnate në Kuvend. Miratohet akti normativ për uljen e akcizës

May 8, 2026
Identifikohet autori i vrasjes së Ismailit. Reagon Policia: Një i plagosur është fshehur

Identifikohet autori i vrasjes së Ismailit. Reagon Policia: Një i plagosur është fshehur

May 8, 2026
Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In