• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku nga varianti Delta/ Nëndrejtori i ISHP sqaron situatën: Ja sa e frenon vaksinimi

by Java News
22/07/2021 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, ka komentuar situatën më të fundit epidemiologjike në vendin tonë, duke u ndalur tek rreziqet e varianti ‘Delta’ i Koronavirusit.

I ftuar në Fax news Ulqinaku u shpreh se do të ishte pa kuptim të themi se Shqipërisë nuk i kanoset rrezik nga ky variant, që sipas tij është i njëjtë me ato angleze dhe braziliane, ndërsa apeloi për kujdes maksimal ndaj situates.

 “Do të ishte pa kuptim të themi se Shqipëria nuk ka rrezik nga varianti Delta i Koronavirusit. Ky variant është i njëjtë me ato angleze dhe braziliane, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm ndaj situatës. Shenjat janë pothuajse të njëjta me variantet e mëparshme. Personat e vaksinuar janë më pak të riskuar të preken nga varianti Delta. Por ajo që e bën këtë virus ndryshe nga të tjerët është vetëm shpejtësia e transmetimit të tij. Akoma nuk ka evidenca që vaksinat e tjera evropiane janë shumë herë më potente sesa vaksinat kineze apo ruse. Që do të thotë se, hospotalizimi është pothuajse njësoj më i ulët për të gjitha vaksinat”, u shpreh ai.

Ndërkohë, duke komentuar masat e marra në vend për parandalimin e virusit në fjalë në kufijtë hyrës dhe dalës me vendet fqinje, por jo vetëm, Ulqinaku u shpreh se asnjëherë nuk ka qenë i mendimit se virusi mund të ndalet në kufi apo dogana, por sipas tij, nevojitet ndërgjegjësim nga qytetarët dhe sa më shumë vaksinim.

“Nuk kam menduar asnjëherë që virusi ndalohet në kufi apo në dogana. Por, më e rëndësishme në këtë moment është sensibilizimi dhe mendoj që ky është një moment i artë për të gjitha vendet që të kryejnë vaksinimet e personave mbi 18 vjeç, ashtu sikurse në vendin tonë, ku në ditët e hapura, kushdo që është mbi 18 vjeç mund të vijë dhe të vaksinohet, pasi është një mundësi e artë për të shmangur variantin Delta.

Ne nuk mund të bëhemi pjesë edhe e frenimit ekonomik apo edhe të mbylljes së bizneseve. Situata epidemiologjike është shumë e mirë, shumë e favorshme. Ndaj ne bëjmë shpeshherë thirrje që të vaksinohemi, pasi është e vetmja mënyrë që ne të dalim faqebardhë në vjeshtën apo në dimrin që vjen, pavarësisht transmetueshmërisë tepër të lartë që ka ky variant i ri, por urojmë që të mos bëhemi pjesë e atyre vendeve që kanë probleme të theksuara të sistemit shëndetësor, si pasojë e situatës së krijuar nga variantet e reja të koronavirusit.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje, Ulqinaku.

/m.j

Next Post
Shkoi në një festë homoseksualësh, përdhunohet 18-vjeçari. Habit i riu: S’e dija që ndodhte edhe tek burrat!

Shkoi në një festë homoseksualësh, përdhunohet 18-vjeçari. Habit i riu: S’e dija që ndodhte edhe tek burrat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In