• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku nga sulmet kibernetike/ Peleshi: Qeveria do të subvencionojë studimet në këtë fushë, bonuse për…

by
06/12/2021 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siguria kibernetike po bëhet cdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën e tyre drejt kësaj fushe.

Ministri Peleshi vuri në dukje rrezikun që u kanoset shpesh institucioneve shtetërore dhe joshtetërore nga sulmet kibernetike, jo vetëm në Shqipëri, por në SHBA, ku sic tha ai në çdo 39 sekonda ka një sulm të tillë. Shembuj ka edhe për ndërhyrjen përmes këtyre sulmeve në procese elektorale apo në infrastrukturën kritike të shteteve.

Duke sjellë edhe përvojën e Izraelit, ku ministri Peleshi ishte për vizitë zyrtare pak ditë më parë u shpreh: “Kjo do të thotë që ka nevojë për talente, ka nevojë për fuqi punëtore, për njerëz të kualifikuar. Sot në botë ka miliona vende pune bosh në fushën e zhvillimit të softëareve dhe aq më tepër në fushën e mbrotjes kibernetike. Unë isha para disa ditësh në Izrael e vetëm në Tel Aviv kishte 17 mijë vende pune, të cilat nuk mbusheshin dot, sepse nuk i gjenin dot në treg. Janë miliona vende pune në botë të cilat presin talente dhe për këtë arsye këto fusha janë nga fushat më të paguara, profesionet më të paguara”.

Sipas z.Peleshi, “Ministria e Mbrojtjes do të punojë bashkë me Agjencinë e Çertifikimit Elektronik të Mbrojtjes Kibernetike për të bërë politikat e mbrojtjes kibernetike, standardet, rregullat e zbatueshme nga të gjitha ato institucione të cilat janë pjesë e infrastrukturës kritike që domosdomërisht duhet të kenë të zhvilluara kapacitet e mbrojtjes kibernetike”. Ai tha se gjithçka fillon nga edukimi dhe sot janë 16 studentë që fillojnë masterin e mbrojtjes kibernetike pranë akademisë së FA, ndërsa po punohet për të shtuar mundesitë e kualifikimeve, trajnimeve në këtë fushë.

“Kështu që krahas bachelorit në sistemin e arsimit privat apo shtetëror do të shtojmë dhe do të mbështesim, do të subvencionojmë me një program të posaçëm qeveritar edukimin dhe trajnimin e shpejtë në fushat, për të cilat po flasim pra kodim, programim, mbrojtje kibernetike. Mundësitë janë të jashtëzakonshme. Ne kemi një fond për mbështetjen e 1 mijë apo 2 mijë koduesve ose të rinjve që duan të kualifikohen dhe të bëhen kodues apo të punojnë në të gjitha fushat e IT, këto si subvencion pra për të paguar bursat e tyre. Kemi disa kompani shumë të mira që janë në kontakt me qeverinë dhe do të jenë aplikues të këtij fondi”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Kryeministri ka dhënë dritën jeshile për të shtuar pagesën me bonuse për specialistët e kësaj fushe në administratën shtetërore, duke i barazuar këto paga me tregun privat.

Aktiviteti inovativ “Cyber Camp Albania” është konceptuar si një aktivitet vjetor, i cili do të organizohet me dy edicione (dhjetor dhe maj) të çdo viti akademik, për të theksuar rëndësinë e edukimit dhe orientimit drejt profileve të sigurisë kibernetike të të rinjve në fazat e hershme të studimit në njërën anë dhe ngritja e kapaciteteve të profesionistëve që punojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe krimit kibernetik në nivel kombëtar në anën tjetër.

/b.h

Next Post
Strazimiri betohet për dashuri të përjetshme: E duam Berishën sepse duam Amerikën…. Ai në politikë mbetet një misionar

Strazimiri betohet për dashuri të përjetshme: E duam Berishën sepse duam Amerikën.... Ai në politikë mbetet një misionar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In