• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rreziku nga reshjet e shiut, MPB: Ja situata në 4 qarqet kryesorë të vendit

by Java News
06/01/2016 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjitha strukturat në varësi të saj kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme të ndjekin hap pas hapi situatën e krijuar nga rreshjet e shumta në të gjithë vendin.

Sipas MPB, aktualisht po punohet në të gjitha qarqet që kanë problematikë për shkak të kushteve  të motit. Forcat e Policisë së Shtetit, FNSH Shkodër, Tiranë Fier, forca ushtarake, zjarrfikëset, punonjësit e OSHEE-së, punonjësit e Bashkive dhe administratorët e zonave problematike po punojnë me gjithë kapacitetet njerëzore për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të bërë të mundur evakuuimin e banorëve atje ku do të shikohet e arsyeshme për të mos rrezikuar asnjë jetë njerëzore.

Në terren janë angazhuar:

– FNSH-të

– Policia lokale

– Forcat e Armatosura: 124 forca, 12 mjete transporti, 3 eskavatorë, 1 fadromë dhe 3 varka

Situata deri në orën 15:30:

QARKU TIRANË

Rruga “Shaban Bardhoshi” në Kombinat ka prezencë të madhe uji në oborre dhe në banesa.

Në Lundër tek Arshiva e Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimeve Shoqërore, janë dërguar 2 fadroma nga SHPFA, për të punuar për eleminimin e përmbytjeve.

QARKU LEZHË

Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë, si pasojë e reshjeve janë evakuar 10 familje nga FNSH Shkodër dhe punonjësit e Policisë Lezhë. Janë duke u evakuuar dhe 4 familje të tjera.

Rruga e Kombit në sensin lëvizës Kukës – Rrëshen është e bllokuar si shkak i rënies së inerteve. Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens kalimi dhe nën monitorimin e Policisë Rrugore.

Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, Bashkia Laç, është normalizuar situata për shkak të pushimit të reshjeve. Aktualisht ka prezencë uji vetëm në disa sipërfaqe të tokës bujqësore.

QARKU DURRËS

Në Fushë Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm, situata është drejt normalizimit.  Prezencë   uji ka vetëm në sipërfaqe të tokave bujqësore.  Në  terren janë forcat e Policisë së Shtetit, administratori i zonës dhe punonjës  të bashkisë  Fushë Krujë.

QARKU DIBËR

Rrezikohet argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë. Në vendngjarje forcat e Policisë së Shtetit. Pritet mbërritja e forcave ushtarake për të bërë të mundur punimet në argjinaturë dhe evakuimin e banorëve nëse situata do të jetë kritike.

Aktualisht lumi Drin është tejet i fryrë dhe rrezikon daljen nga shtrati.

Në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga fryrja e një përroi, i cili është fryrë nga reshjet e shumta që kanë rënë. Në vendngjarje po punojnë forcat e bashkisë dhe një mjet eskavator që po bën të mundur hapjen e kanaleve. Situata po shkon drejt normalitetit.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.

Next Post

3.5 mln lekë rryshfet për leje mjedisore, pranga zyrtarit të Mjedisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

Nga shtimi i ushtrisë tek “triumfi kulturor me Europën”/ Trump publikon Strategjinë e Sigurisë Kombëtare

December 6, 2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

December 6, 2025
“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

“Postoi në instagram foto të miat dhe…”/ I riu e denoncon në polici, e pëson 27-vjeçarja në Durrës!

December 6, 2025
Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

December 6, 2025
Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

December 6, 2025
Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

December 6, 2025
Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

December 6, 2025
“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

December 6, 2025
Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

December 6, 2025
Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In