• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku nga koronavirusi, mjeku: Vaksina e tuberkulozit ka rritur imunitetin e shqiptarëve

by Java News
15/04/2020 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi deklaroi në studion e Abcnews se vaksina e turbekulozit është një e dhënë për përhapjen e Covid-19 në botë. Ai tha se mendohet se kjo vaksinë ka rritur mbrojtjen e organizmit nga kjo sëmundje për shkak se është një vaksinë që rrit imunitetin. Lidhur me testimet masive, Harxhi tha se testi bëhet për të përcaktuar diagnozën, por kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të testohen. Ai u shpreh se publikimi i emrave nuk ndihmon në frenimin e përhapjes së infeksionit, për sa kohë një pjesë e mirë e tyre nuk ka shenja.

“Ka pasur shumë debate për vaksinën e turbekulozit. Është një e dhënë për përhapjen e këtij infeksioni në hartën e botës midis vendeve që e kanë përdorur si është edhe Shqipëria. Mendohet të ketë rol për mbrojten për shkak se kjo vaksinë rrit imunitetin. Kur thuhet test, nuk do të thotë që të gjithë të testohen. Ajo bëhet për të dhënë diagnozën, për të marrë vesh që ai që ka temperaturë të kuptohet nga se vuan, por edhe për të evidentuar dhe gjurmuar e më pas izoluar edhe rastet e kontaktit që mund të jetë të prekur. Kjo do jetë strategjia e të ardhmes dhe lëshimit. Nuk do të jetë rihapje si mbyllja, pra e menjëhershme. Duhet të rriten kapacitetet, për të identifikuar edhe antitrupat, ata persona që e kanë kaluar dhe janë të mbrojtur. Publikimi i emrave nuk ndihmon shumë sepse një pjesë e mirë nuk ka shenja. E rëndësishme është të identifikohen sa më shumë kontakte”, tha Harxhi.

Harxhi u shpreh se edhe në se do të ketë një valë të dytë infeksionesh, ajo do të jetë më e përballueshme, për shkak se tashmë sistemet shëndetësore janë të përgatitura, megjithatë theksoi se shpëtimi i vetëm është vaksina. Deri në shpikjen e vaksinës, theksoi Harxhi, e vetmja zgjidhje është distancimi fizik dhe kufizimi i lëvizjeve.

“Duhet që në një popullatë të caktuar duhet ta kenë kaluar rreth 70% që të mos përhapet më në masë. Por asnjë qeveri nuk e lë dot të lirë sepse rrugës për ta arritur këtë përqindje bën dëme shumë të mëdha. Duke pasur parasysh këtë, dëmet do ishin të pallogaritshme jo vetëm në jetë njerëzore edhe në sistemin shëndetësor. Ky është infeksion që momentalisht mund ta luftojmë vetëm me distancimin fizik.

Ajo që e përmendët në termin karantinë, janë masa që janë në gjendje të bllokojnë transmetimin. Kjo mund të mos vazhdojë pafundësisht. Modeli i Kinës tregoi që për 12 javë sëmundja mund të kufizohet. Hapjet graduale vijnë duke parë ritmin. Ne nuk e dimë sa preken dhe nuk kanë shenja. Mund të jenë një përqindje e caktuar që e kanë kaluar infeksionin dhe mund të jenë imun në të ardhmen. Skenarët do mësohen rrugës. Nuk duhet të ketë më përsëritje. Unë mendoj që nuk do ketë më valë të tilla sepse sistemet do te jenë më të përgatitura. Fakti është që me një llogari të thjeshtë, ja vlen duke pasur parasysh skenarin italian ku nuk dinin ku t’i varrosnin apo doktori bëhet zot për të vendosur kur do jetojë. Unë mendoj që mjafton të shohim Italinë për të kuptuar që edhe ne mund të kishim kaluar atë situatë. E ardhmja shpresojmë të kemi vaksinën, por strategjinë do mësohen rrugës. Jeta nuk do jetë më si më parë. Vaksina do jetë një element i rëndësishëm. Është një nga armët kryesore që teknologjia dhe njerëzimi ka arritur”, deklaroi Harxhi.

Next Post
17 raste të reja me koronavirus në vend, shkon në 400 numri i të prekurve. Ja harta e përhapjes

Doli negativ në testin e parë, burri i punonjëses së bankës në Elbasan rezulton i infektuar me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com