• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku nga depresioni pas lindjes, psikologët: 80 % e nënave kanë nevojë për këshillim

by A R
08/06/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sjellja e një foshnje në jetë është padyshim një nga ngjarjet më të bukura që përjeton çdo femër, mirëpo ndryshimet e mëdha që ndodhin gjatë kësaj faze (luhatjet e humorit, ndryshimet fizike, shëndeti i bebit) ndikojnë dukshëm dhe anën psikologjike të saj. Dorina Bedhia, psikologe pranë Maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet tregon për “Shëndetin”, se rreth 80% e nënave të reja preken nga fenomeni “baby blues” (depresioni postnatal), ndërkohë që 1 në 30 femra shfaqin psikoza pas lindjes.

Por sa i zakonshëm është depresioni gjatë kësaj faze? A ndikon ai në shëndetin e bebit dhe si duhen ndjekur këto raste? A kanë nevojë të gjithë nënat për këshillim psikologjik gjatë shtatzënisë?

Bedhia thotë se, “Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura dhe më të vështira njëkohësisht në jetën e një femre. Përpos të gjitha “problemeve” hormonale që sjell shtatzënia në jetën e një femre ndryshojnë shumë gjëra. Ndryshon pamja fizike dhe mënyra se si ajo e sheh veten. Shumë gra nuk i përjetojnë mirë ndryshimet fizike që pëson trupi. Përpos kësaj ka shtatzëni që shkojnë mirë por ka dhe të tjera që ndeshën me shumë probleme, duke filluar që nga shëndeti i bebit, shëndeti i nënës, dhe pikërisht këtu fillojnë edhe problemet e para psikologjike, por mund të jenë edhe situata të mëparshme, ngjarje që nëna i ka përjetuar, aborte e depresion i mëparshëm. Pikërisht për shkak të gjithë këtyre ‘problemeve’, por edhe qoftë për t’i përgatitur ata se si do të jetë shtatzënia, lindja dhe periudha pas saj, çdo nënë duhet të marrë këshillim psikologjik gjatë dhe pas kësaj faze”.

Rreth 80% e nënave që në ditët e para të lindjes përjetojnë fenomenin “baby blues” (depresion postnatal) që konsiston në paaftësi për t’u kujdesur për bebin, qarje, mërzitje dhe lodhje të vazhdueshme (zgjat 7­8 ditë). Ndërsa psikoza pas lindjes kemi hasur më pak (1 në 30 lindje) edhe pse në fakt, kjo shifër pretendohet të jetë disa herë më e lartë./BW

Next Post
Shkodër, asgjësohen 11 mijë e 800 rrënjë kanabis, FNSH në aksion

Habit policia: Asgjësuam 3515 bimë kanabis që kishin mbirë vetë në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

“Shqipëria fitoi, Italia fitoi”, Rama thotë se e pa ndeshjen me Melonin dhe kryeministrin e Finlandës: Ngjitur kishim Macron

November 13, 2026
Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona

November 13, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

Çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon. Rekord bulmeti

November 13, 2026
Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In