Në një intervistë të dhënë për Washington Post, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për rrezikun e radikalizimit të Shqipërisë, duke shtuar se problemi në këtë drejtim nuk qëndron tek feja por tek mungesa e edukimit.
“Problemet nuk i krijon feja, por mungesa e edukimit. Ngërçi i zhvillimit të shoqërisë civile tjetër kusht favorizues. Faktor me ndikim në nxitjen e radikizmit është edhe varfëria, veçanërisht në zonat e thella. Sfida kryesore kundër radikalizmit mbetet zhvillimi ekonomik. Nevojë për më shumë asistence në kundërpërgjigjen ndaj këtij fenomeni. Asistenca vetëm nëpërmjet trajnimesh nuk është e mjaftueshme” ka thënë Manjani.
Shkrimin e plotë të Washingotn Post mund ta lexoni KËTU