• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i riinfektimit? Epidemiologu: Është shumë i vogël. Ata që kanë kaluar COVID mund të marrin vetëm një dozë të vaksinës

by Java News
03/03/2021 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku i riinfektimit është shumë i vogël. Këtë konfirmoi në studion e Dita Jonë në A2 CNN mjeku Ilir Alimehmeti, bazuar në disa studime botërore. Duke iu referuar studimit më të fundit  austriak, mjeku Alimehmeti theksoi se nga mbi 5400 persona që kishin kaluar Covid-19 në periudhën shkurt-prill 2020, u riinfektuan pas 7-8 muajsh vetëm 40 persona.

“Të dhënat e austrisë që e kanë kaluar në shkurt-prill të vitit të kaluar dhe janë testuar në mbi 5400 që e kishin kaluar atëherë vetëm 40 u riinfektuan. Ky risk është tejet i vogël. Risku i riinfektimit në periudhë 7-8 mujore është shumë i vogël, duke marrë parasysh studimin australian 0.27%, ose 3 raste për 1 mijë”.

Sa i takon studimit italian që ata që e kanë kaluar Covid-19 mund të marrin vetëm një dozë të vaksinës, ai tha se kjo efidencë hyn për herë të parë në një protokoll vaksinimi.

“Studimet nga të gjitha anët e rruzullit na e tregonin që kush e ka kaluar është i mbrojtur ndaj riinfektimeve në nivel më të fortë se vaksinimet, por për herë të parë janë kthyer në protokoll të sugjeruar dhe pritet të kthehet në protokoll përdorimi në Itali dhe kjo efidencë hyn për herë të parë në një moment vaksinimi, por kjo ishte e qartë prej muajsh.

I pari që e nxori këtë studim ishte një ndjekje afatgjatë e nxori Katari me mbi 40 mijë njerëz nëse ishte infektuar kishe mbrojtje 93 %. Nju Jorku tha që bënin 10 fish antitrupa tek ata që e kishin kaluar, Austria që kalimi për herë të parë ka efektivitet 91%, sërish e krahasueshme me vaksinat”, tha ai.

Duke folur për situatën e vaksinimit në vend ai tha se kjo është një garë kundër kohës, ndërkohë që problematika me këtë virus është vjeshtë-dimri:

“Deri ditën që ndjen injektimin te krahu jot nuk ka rëndësi ku janë shifrat. Kjo është pjesë e rëndësishme. Burimet zyrtare kanë thënë rreth 14 muaj, por ajo që është shqetësuese është pas dimrit që vjen dhe me këtë virus problematika është vjeshtë-dimri.

Një përqindje e popullatës  e ka kaluar në mënyrë natyrore se kjo ka të bëjë me politikat e Shëndetit Publik. Ka disa kandidatë vaksinash. Ne duhet të kapim kohë. Është një garë kundër kohës”.

g.kosovari

Next Post
Baton Haxhiu: Meta ka më shumë foto me qen e mace sesa zyrtarë; Andi Bushati: Meta, kukull e regjimit

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pasqyra dhe floriri

September 3, 2026
Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

September 3, 2026
Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

VIDEO/ Përplasja në Orikum mes biznesmenëve, publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com