• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rreziku i Republikës së Prokurorëve: Kur Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nënshtrohen nga frika

by Ardit Rada
05/03/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Vox Dei, Vox Iustitiae !

Në çdo demokraci funksionale, ndarja e pushteteve është gur themeli i shtetit të së drejtës. Gjykatat janë garancia për qytetarët se ligji zbatohet me drejtësi, ndërsa Parlamenti është institucioni që përfaqëson vullnetin politik të popullit. Por çfarë ndodh kur këto dy pushtete bien nën frikën e një prokurorie të fuqizuar përtej kontrollit kushtetues? Atëherë nuk kemi më një shtet demokratik, por një Republikë të Prokurorëve, ku vendimet nuk merren më nga gjykatat dhe politika, por nga një grusht prokurorësh të paprekshëm.

Ngjarja e fundit, ku Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është vënë nën përgjim nga SPAK, është një kambanë alarmi që nuk duhet të neglizhohet. Nuk kemi të bëjmë me një hetim rutinë, por me një akt që tregon se askush nuk është më i sigurt nga makineria e prokurorisë. Kur një prokuror merr lirinë të vërë nën përgjim një anëtar të Gjykatës Kushtetuese pa procedura të qarta ligjore, pa e regjistruar si të dyshuar dhe pa një bazë të fortë ligjore, atëherë drejtësia nuk është më e pavarur – ajo është e nënshtruar.

Nëse kjo kalon pa reagim, atëherë nesër nuk do të ketë nevojë më për gjykata dhe parlament: gjithçka do të vendoset nga një grup prokurorësh që nuk i përgjigjen askujt. Dhe kjo nuk është hipotezë abstrakte. Rumania është një shembull konkret i një shteti që për pak rrëshqiti drejt një Republike të Prokurorëve, me pasoja të rënda për demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve.

Rasti i Rumanisë: Nga Lufta ndaj Korrupsionit tek Sundimi i Prokurorëve

Në vitet 2000, Rumania krijoi Direcția Națională Anticorupție (DNA), një institucion i fuqishëm me kompetenca të gjera për të ndjekur penalisht korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit. Fillimisht, suksesi i DNA ishte mbresëlënës: dhjetëra ministra, kryetarë bashkish dhe biznesmenë të mëdhenj u arrestuan dhe dënuan për korrupsion. Rumania u pa si një model për rajonin.

Por shumë shpejt, fuqia e pakontrolluar e DNA-së krijoi një realitet të frikshëm:

1. Hetime selektive dhe përndjekje politike – Prokuroria nisi të hetonte dhe ndëshkonte kryesisht opozitën, ndërsa qeveria mbetej e paprekur.

2. Presion mbi gjyqtarët – Çdo gjyqtar që merrte një vendim kundër DNA-së, përballej me hetime dhe kërcënime.

3. Përdorim masiv të përgjimeve – Politikanë, biznesmenë dhe gazetarë ishin nën përgjim konstant, shpesh pa arsye të qarta ligjore.

4. Bashkëpunim i fshehtë me shërbimet sekrete – DNA u kthye në një instrument kontrolli politik, duke vendosur nën survejim gjithçka.

Në vend që të luftonte korrupsionin, DNA krijoi një sistem ku frika dhe jo drejtësia ishte mjeti i sundimit. Në fund, Rumania u detyrua të reformonte sistemin, duke vënë kontrolle më të forta mbi pushtetin e prokurorëve, për të mos lejuar që një agjenci e vetme të vendoste mbi fatin e vendit.

A po ndodh e njëjta gjë në Shqipëri?

Në Shqipëri, SPAK është krijuar me të njëjtën filozofi si DNA-ja rumune: një prokurori speciale, e mbrojtur nga çdo lloj kontrolli politik dhe e pajisur me kompetenca të jashtëzakonshme. Ky ishte një hap i nevojshëm për të luftuar korrupsionin. Por tashmë po shohim shenja të qarta të një përqendrimi të rrezikshëm të pushtetit në duart e pak prokurorëve, pa asnjë mekanizëm kontrolli ligjor mbi ta. Me një BKH që ushtron veprimtari gjurmuese dhe policore, në duart e tyre , SPAKU i ka dhënë të drejtë vetes të ushtrojë kompetenca që i përkasin policisë së shtetit dhe SHISH, duke dalë nga misioni i saj kushtetues , ligjor dhe procedurial.

Rasti i fundit me përgjimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese është një akt që duhet të alarmojë çdo qytetar.

Nëse prokurorët e SPAK mund të vënë nën përgjim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa i regjistruar fare si të dyshuar, atëherë çdo njeri në Shqipëri mund të bëhet shënjestër e një mekanizmi të pakontrolluar hetimi.

Kjo nuk është drejtësi. Kjo është një Republikë e Prokurorëve.

Heshtja e Parlamentit dhe frika e institucioneve

Gjykata Kushtetuese, në vend që të ngrinte alarmin për shkeljen e ligjit, dha një reagim të vakët dhe pa thelb. Parlamenti, që duhet të garantojë kontrollin demokratik mbi institucionet e pavarura, hesht nga frika ose nga kalkulimet politike. Asnjë deputet nuk guxon të hapë një debat serioz për këtë çështje, nga frika se SPAK mund ta shënjestrojë nesër.

Në një demokraci të shëndoshë, ky do të ishte momenti për një debat parlamentar urgjent, për të diskutuar nëse SPAK ka shkelur ligjin dhe për të vendosur masa mbikëqyrjeje më të forta mbi të. Por, ashtu si në Rumani, frika ka zëvendësuar përgjegjësinë.

Çfarë duhet bërë para se të jetë vonë?

Shqipëria nuk mund të përsërisë gabimet e Rumanisë. Për të shmangur krijimin e një Republike të Prokurorëve, duhet të ndërmerren disa hapa urgjentë:

1. SPAK duhet të jetë i pavarur, por jo i pakontrolluar – Parlamenti duhet të vendosë mekanizma mbikëqyrjeje për të parandaluar abuzimin me pushtetin hetimor.

2. Përdorimi i përgjimeve duhet të rregullohet me standarde të qarta – SPAK nuk mund të vendosë i vetëm se kë do të përgjojë, pa transparencë dhe pa kontroll gjyqësor të fortë.

3. Gjykatat duhet të rivendosin autoritetin e tyre – Gjykata Kushtetuese nuk mund të lejojë që një prokuror të sillet sikur është pushteti suprem në vend. Ajo duhet të reagojë fort ndaj shkeljeve të standardeve ligjore.

4. Debati mbi drejtësinë duhet të çlirohet nga frika – Sot kushdo që kritikon SPAK-un, ashtu si ndodhte me DNA-në, etiketohet menjëherë si mbrojtës i korrupsionit. Kjo e bën të pamundur një debat të shëndetshëm për të korrigjuar abuzimet. Asgjë nuk mund të justifikojë heshtjen e politikës dhe medias kur shkeljet e ligjit janë kaq flagrante. Çdemonizimi i kritikëve të SPAK-ut i hap rrugë një debati të shëndetshëm mbi të ardhmen dhe rolin e kësaj strukture në luftën reale kundër korrupsionit në Shqipëri.

Nëse sot lejojmë që një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të përgjohet me procedurë të dyshimtë, aspak transparente, nesër çdo gjyqtar, deputet apo qytetar mund të jetë shënjestër e një sistemi të pashpirt dhe të pakontrolluar. Dhe atëherë, nuk do të kemi më një shtet ligjor – do të kemi një Republikë të Prokurorëve, ku çdo vendim nuk merret më në Parlament apo në Gjykatë, por në zyrat e prokurorëve të SPAK-ut. Zgjedhjet dhe vota e popullit nuk do të ketë më vlerë, vlerë do të kenë vendimet rutinë të prokurorëve të emëruar ( jo të zgjedhur me votë) të SPAK-ut që do të vendosin se kush do bie e kush do ngrihet në politikë, kush do të qeverisë e kush do të bëjë opozitë, kush do ulet e kush do zbohet nga parlamneti, qeveria , gjykatat .. dhe deri se edhe kush do të flasë e kush e kush do heshtë.

Dhe kjo nuk është më demokraci, por një Republikë e Prokurorëve, e cila në fund dëmton më shumë qytetarët sesa të korruptuarit.

Dhe për një sistem të tillë, shqiptarët nuk kanë votuar kurrë.

Next Post
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Pilula “anti-kënetë” e “Shqipërisë Madhështore”, “Berisha i Dytë dhe i Tretë”

Comments 2

  1. Arnestina Angoni says:
    9 months ago

    Deri këtu mbërrit kjo punë ?
    Të na sjellin Koçi Xoxen e ish sigurimit të shtetit ?
    Të na sjellin Berian e KGB-së ?
    Të na bëjnë të kemi frikë që të dalim nga shtepia ?
    Në se nuk ndryshohet gjendja me TEPËR URGJENCË, me dhimbje të thellë, duhet thënë që ky popull duhet të iki nga ky vënd.
    Le të bëhet “Republika SPAK – Albania” me president e kryeminister, Altin Dumanin.
    Qënka dhjerë ky vënd.
    Më keq se Markosi i Filipineve apo Pinoçeti i Kilit.
    Vetëm me këta sa sipër, është i njehsuar SPAK dhe Dumani me gjithë spakistet e tijë.
    SPAK ka shumë e shumë punë për të bërë. Siç duket, paska halë në sy, gjithë njerëzit pozitivë të drejtësisë e që nuk i shkojnë pas fijes orekseve puçiste të spakisteve horra.
    Altin Duman, nuk ke derman, pa çuar në gjyq, Sali Berishen e Co. për 21 janarin me kater të vrare nga shteti i Sali Berishes.
    Altin Duman, nuk ke derman, pa çuar në gjyq, Sali Berishe, Shkelzen Berishen dhe Fatmir Mehdiun për Gërdecin me 26 të vrarë nga shteti i Sali Berishes.
    Merru me këta, e mos bëj rrugaçëri që mos të kaloni në krime.
    Pastaj për ju, do të ketë me të vërtetë drejtësi, por jo tip SPAKISTI, por drejtësi shqiptare, drejtësi të ndershme.

    Reply
  2. Aigel Miniko says:
    9 months ago

    URGJENT, duhen shkarkuar prokurorët në shkelje, (Braho, Dumani, Ols Dado, Kraja, Samutin Gurguri ajo prokurorja e Thanas Gëllçit, etj.
    Altin Duman, ti bashkë me spakistet e tu, po sillesh si çekist i Feliks E. Xherxhinskijt.
    Me metoda të kundraligjshme, Po risjell në këtë vënd, periudhën më të errët të sigurimit të shtetit, kohën e Koçi Xoxes.
    Jemi bërë si Kili në kohën e Pinoçetit apo Filipinet në kohën e Markosit.
    Metodat më të,poshtra, të ndyra e monstruoze përdoren nga spakistet horra e kriminelë.
    Në vend që të merresh me vrasjet shteterore të Sali Berishes me shokë, merresh me fustane e brekë grashë.
    Altin Duman, nuk ke derman, pa çuar në gjyq, Sali Berishen e Co. për 21 janarin me kater të vrare nga shteti i Sali Berishes.
    Altin Duman, nuk ke derman, pa çuar në gjyq, Sali Berishe, Shkelzen Berishen dhe Fatmir Mehdiun për Gërdecin me 26 të vrarë nga shteti i Sali Berishes.
    Duheni shkarkuar menjëherë.
    SPAK duhet të vazhdojë, po me njerëz të rinj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Zhbërja e standardeve kushtetuese nga GJKKO dhe SPAK përmes standardeve të ndryshme

December 5, 2025
A do kandidoni për kryetar të PD? Ervin Salianji: Qëllimi është të rrëzojmë Ramën. Berisha simbol në PD

A është Saljanji më i pranueshëm nga militantët e PD se Berisha?

December 5, 2025
FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Presidentit Donald Trump Çmimin e Paqes

December 5, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Shtyrja e padisë së Ramës / Avokati Petraj: Pezullimi i Ballukut është antikushtetues

December 5, 2025
Vrasja pranë “Fan Nolit”, merret në pyetje i ati i Martin Canit: Shkolla nuk më kishte vënë në dijeni për konfliktin

Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

December 5, 2025
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In