• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i përdorimit të informacioneve personale, 72 % e shqiptarëve përdorin facebook

by A R
27/03/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali Facebook për përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA, ka vënë në lëvizje shtetet që të nisin zyrtarisht hetimet.

102002782-facebook-xlarge_trans_NvBQzQNjv4BqhasgUMiR-rxiRxu9qBoVLQpcDfsC-seRM-lm2nZ7XJA-768x479

Edhe pse kompania e akuzuar “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo të ketë abuzuar në punën e saj, shtete në mbarë botën po përpiqen të zbulojnë se në çmasë janë marrë e përdorur të dhënat.
Për Shqipërinë nuk ka evidenca, por sa përqindje e shqiptarëve janë përdorues të rregullt të rrjetit social Facebook?
Sipas Internet World Stat, shqiptarët kanë Facebook si rrjetin e tyre social të preferuar. Shifrat tregojnë se për vitin 2017, ndër 1,932,024 përdorues të internetit, 1,400,000 janë përdorues të një llogarie Facebook. E shprehur në përqindje, kemi të bëjmë me rreth 70-80 % të shqiptarëve si përdorues të rrjetit social të famshëm të themeluar nga Marc Zuckermberg. Përkatësisht, 72.5% e shqiptarëve, të renditur të 7-tët në Europë dhe të 2-tët në Ballkan, pas malazezëve.
Krahasuar me fqinjët rajonalë, përqindja më e madhe e përdoruesve të Facebook ndodhet në Shqipëri dhe Malin e Zi, ashtu sikurse edhë në Bullgari. Ndërsa Maqedonia, Greqia, kanë rreth 60-70 % të përdoruesve në popullatë, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia kanë nivel më të ulët përdorimit, rreth 50-60%. Në spektrin europian, Rusia dhe Bjellorusia kanë më pak përdorues, 0-20 %, por që kjo lidhet edhe me aksesin e lejuar dhe censurën nga shteti. Ukraina po ashtu ka pak përdorues, 20-40%. Në nivelin më të lartë, në të cilin edhe shqiptarët gjenden, bën pjesë edhe Irlanda, Britania dhe Portugalia. Nën gjysmën e popullsisë që e përdorin këtë rrjet janë gjermanët, polakët, zvicerianët, austriakët, letonezës dhe çekët.
Facebook u konfirmua rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018, të marra nga Alexa dhe përpunuar nga Il Sole 24 ore. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri.

Monitor/a.m.

Next Post
Zëri i parë në PS kundër dezertorëve të LSI: Këta kameleonë burracakë…

Zëri i parë në PS kundër dezertorëve të LSI: Këta kameleonë burracakë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In