• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i “padukshëm” që do të godasë Shqipërinë, pse rrezikojmë të bëhemi një Greqi e dytë

by A R
14/08/2018 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pano Soko

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë, popullsia shqiptare është shtuar me vetëm 769 vetë në rang Republike, ose rreth 70% më pak nga një vit më parë.

Fenomeni i dezertifikimit njerëzor (nuk po e quaj “shpopullim”, sepse ka peshë të rëndë për veshët e mi) është rreziku më i madh për ekzistencën e këtij shteti.

Si ndryshku për kollonat prej hekuri, që dalëngadalë i korrodon deri sa ato rrëzohen, kështu edhe shpopullimi korrodon kollonat e shtetit derisa ky i fundit bie.

Dhe ndër shumë të këqija, ajo që ka një efekt lethal është efekti acid qe ky fenomen ka tek skema e fondeve speciale (sig. shoqërore, shëndetësore).

Nëse trendi i deritanishëm vazhdon, shumë shpejt defiçiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të rritet aq shumë sa teorikisht i bie që do të gllabërojë gjithë buxhetin e shtetit.

Kjo, sepse mënyra si funksionon skema është e tillë që brezi aktual që punon, paguan sigurime shoqërore dhe me ato kontribute paguhen pensionet e brezit të pensionistëve dhe nevojat për shërbimet shëndetësore.

Sot qe flasim, shteti mbledh rreth 880 milionë USD nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe paguan 1.7 miliardë USD për skemën e pensioneve dhe atë shëndetësore.

Pra, skema që sot ka një defiçit prej 820 milionë USD.

Këto para që i mungojnë, sot shteti i merr nga taksat e tjera që ne paguajmë.

Në një skenar të pritshëm, sipas trendit aktual, do të vijë një moment ku kontributorët do të ulen shumë, ndërkohë që pensionistët do të jenë rritur.

Dhe kjo për dy arsye, rënia e shtimit natyror përmes lindjeve dhe emigracioni që sa vjen e rritet (duke pasur parasysh që sot po emigrojnë të rinj, profesionistë, forca aktive qe do të duhej të kontribuonin në skemë për 20-30-40 vitet e ardhshme.)

Kjo do të çojë skemën në dështim dhe buxhetin e shtetit në kolaps, sepse këta njerëz që i mungojnë vendit, nuk i mungojnë vetëm tek kontributet shoqërore, por edhe tek pjesa tjetër e të ardhurave buxhetore, si taksat, tatimet etj, pjesa me të cilën shteti sot mbulon lekët që i mungojnë tek skema e sigurimeve.

Sepse këta do t’i mungojnë konsumit duke bërë që konsumi të bjerë dhe bashkë me të dhe të ardhurat nga taksat që lidhen me të (TVSH, Akcizë, taksë doganore), këta nuk do derdhin tatim mbi të ardhurat, këta nuk do derdhin tatim në burim etj..

E duke menduar që atëherë borxhi i qeverisë do jetë kthyer në hall, shpenzimet do të jenë rritur, të ardhurat do jenë në hall të madh, skema e rënduar e pensioneve do të kthehet në super peshë për supet e brishta të shtetit. Pra jo vetëm që skema do bjerë, por edhe buxheti i cili deri më sot ka kompensuar humbjet e skemës, nuk do ta bëjë dot më, sepse do të ketë hallet e veta.

Dhe ky do të jetë kolapsi. Natyrisht nuk do të vijë bum, si një bombë që shpërthen, menjëherë dhe e fortë. Do të jetë si ndryshku, do ta hajë avash avash, butë butë, vit pas viti pak mē shumë, deri sa ta rrëzojë komplet.

Nëse nuk kthejmë në shina hemoragjinë e njerzve dhe rritjen anemike (në mos uljen e popullsisë) ky nuk do të jetë thjesht një skenar teorik për leksione ekonomie. Do të jetë Greqia 2.0

Next Post
Jeni gati? Ja 4 çiftet perfekte sipas shenjave të horoskopit

Vendi ku propozohet 1 orë pushim për...marrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In