• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rreziku i madh që i vjen SHBA-ve nga përdorimi i dronëve kinezë

by Java News
16/06/2019 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DJI, gjigandi kinez i dronëve, shet produktetet e tij tek policia amerikane dhe departamentet e zjarrfikësve. Por në një paralajmërim të qeverisë amerikane kohëve të fundit thuhet se dronët kinezë mund të vjedhin informacione sensitive. Korrespondentja e Zërit të Amerikës,

Michelle Quinn shkoi në një departament të zjarrfikësve në Fremont të Kalifornisë, i cili ka përdorur dronët kinezë DJI në më shumë se 200 raste gjatë dy viteve të fundit, për të mësuar më shumë në lidhje me përparësitë dhe rreziqet e kësaj teknologjie.

Shpëtimi kohët e fundit i një fëmije të shurdhër në Fremont të Kalifornisë u bë i mundur pjesërisht nga kamerat infra të kuqe të një droni që arriti të diktonte trupin e fëmijës në një luginë gjatë natës. Kjo pajisje që ofron informacione të çmueshme për ekipet e kërkim shpëtimit, është prodhuar nga DJI, një kompani kineze e dronëve që dominon tregun.

“Dronët janë bërë pjesë integrale e operacioneve tona të përditshme. Ne i përdorim ata për çdo gjë, përfshirë shuarjen e zjarreve, trajtimin e materialeve të rrezikshme, dhe operacionet e kërkim shpëtimit”, thotë Jeff Kleven nga Departamenti i Zjarrfikësve në Fremont.

Por blerja e teknologjisë kineze është bërë më delikate. Kohët e fundit, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare përsëriti paralajmërimet se dronët kinezë mund të transferojnë të dhëna në Kinë, akuza që DJI i ka mohuar.

Për Departamentin e Zjarrfikësve në Fremont, paralajmërimet shërbejnë si një kujtesë e praktikave më të mira për ruajtjen dhe transferimin e informacionit.

“Ka metoda për t’i lokalizuar të dhënat tona në mënyrë që ato të mos dalin jashtë. Ka mënyra përmes të cilave nuk kemi nevojë të lidhemi me internetin, nuk kemi nevojë të transferojmë të dhënat në internet. Mund

të izolojmë të dhënat brenda sistemit tonë”, thotë Jeff Kleven nga Departamenti i zjarrfikësve në Fremont.

Rreth 1.000 departamente të sigurisë publike përdorin dronët, thotë Romeo Durscher, drejtor për sigurinë në DJI. Kompania punon me këto agjenci për t’i trajnuar dhe përgatitur për fatkeqësi natyrore si zjarret në Kaliforni. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime rreth sigurisë së dronëve, DJI ka rritur llojet e sigurisë dhe kontrollin e të dhënave që u ofron klientëve të saj.

“Ne kemi bërë më shumë në përmirësimin e sigurisë në mënyrë që operatori të ketë aftësinë për të kontrolluar të dhënat. Nuk jemi në biznesin e kontrollimit të të dhënave. Por duam t’ua japim këtë mundësi operatorëve të pajisjeve tona në mënyrë që ata të kenë kontroll mbi mënyrën se si ruhen, përpunohen ose transmetohen të dhënat. Dhe kjo

tashmë është në dispozicion të konsumatorit”, thotë Romeo Durscher, drejtor për sigurinë publike në kompaninë DJI.

Departamenti i Zjarrfikësve në Fremont shpreson që një ditë të ketë sensorë për materialet e rrezikshme në dronët e saj për të patur këtë informacion para se t’i dërgojë njerëzit në situata të panjohura. Dhe ndoshta një ditë dronët autonomë do të dalin në vendin e ngjarjes para arritjes së ekipeve të kërkim shpëtimit. Dronët do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për agjencinë, thotë zoti Kleven.

“Në 10 vitet e ardhshme dronët do të jenë aq të zakonshëm sa pompat e ujit në kamionët e zjarrëfiksave. Informacionet e mbledhura nga një dronë janë të pazëvendësueshme. Është me të vërtetë një mjet me përdorim të përditshëm”.

Një teknologji e përditshme që shpëton jetë, por që është bërë objekt dyshimi mes dy superfuqive teknologjike.(voa)/l.m

Next Post
Procedohen penalisht tre korçarët që hodhën sende të forta drejt eskortës së kryeministrit

Procedohen penalisht tre korçarët që hodhën sende të forta drejt eskortës së kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aderimi në Bordin e Paqes, Balluku: Kuvendi sot tregoi se Shqipëria është një aleat i palëkundër i Amerikës

“Balluku”, avokati: Një vendim pa vendim është absurditet, Kushtetuesja duhej t’i drejtohej “Venecias”

February 9, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Protesta si ushqim për budallenjtë

February 9, 2026
Sot diskutohet ulja e çmimit të energjisë, Rama dhe Balluku njoftojnë konferencë në 12:00

Çështja “Balluku” / Pas paralajmërimit të Ramës, zbulohet neni që mund të ndryshojë PS-ja

February 9, 2026
180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

February 9, 2026
Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

February 9, 2026
Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

February 9, 2026
Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!

Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas dhe prova e madhe e drejtësisë

February 9, 2026
Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In