• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i hyrjes së protestuesve në parlament dhe zgjedhja e Kryeprokurores, flet Ulsi Manja

by A R
23/12/2017 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka qenë një nga deputetët e maxhorancës që nuk ka mundur të votojë për Kryeprokuroren e re Arta Marku. Në një bisedë në studion e emisionit “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Ulsi Manja flet pikërisht për seancën e 18 dhjetorit, për protestën jashtë dhe brenda parlamentit të nxitur nga opozita. Ai thotë se bashkë me deputeten Ermonela Felaj nuk ka mundur të votojë, ndërsa flet për rrezikun që do t’i kanosej deputetëve nëse turma e protestuesve hynte në parlament, raporton “BalkanWeb”. 

Si e patë gjithë atë seancë të zhurmshme?
Shumë zhurmë për asgjë. Duhet të ishte një seancë normale parlamentarë për vetë faktin se Kuvendi atë ditë sipas detyrimeve të ligjit do të emëronte jë nga prokurorët e vendit për Kryeprokuror deri në zgjedhjen institucioneve Kushtetuese. Opozita nuk e di për çfarë arsyesh, që vetëm ata që e inskenuan atë zhurmë e dinë më mirë.

Pamë pamje të frikshme, Berisha që kapej në foltore, deputetja që goditej etj një imazh jo i mirë. A është zgjedhur në mënyrë normale Kryeprokurori?
Është zgjedhur në mënyrën që parashikon strikt ligji. Është zgjedhur konform ligjit për organizmin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë. Kuvendi nuk mundet të heshtë ose të mos ndërhyjë për të zgjidhur një ngërç të tillë institucional kur Kryeprokurorit i kishte mbaruar mandati. Po të mos e bënte Kuvendi, kush duhet ta bënte. Natyrisht nuk pres që zgjidhjet të vijnë nga dhuna, por është rasti sot të falënderoj kolegët e shumicës për qetësinë dhe durimin që treguan në seancë pavarësisht provokimeve të ulëta. Provokime të tilla që mund të çonin edhe në konfrontim fizik gjë e cila nuk ka ndodhur në atë sallë në 27 vite.

Çfarë konfliktesh për shembull?
Kanë bërë xhiron e botës pamjet. Tentativat për t’iu mohuar kolegëve të drejtën e votës duke përdor çdo lloj mjeti nuk është parë në sallë.

Kë atakoni?
Ka një vendim të Byrosë së Kuvendit për 7 deputetë. Unë dhe kolegia ime Felaj nuk arritëm të votonim për Prokurorin e përgjithshëm edhe pse ishim nismëtarë. Nuk na lanë të votojmë, përveç kësaj nuk kam çfarë të them.

Por nga ana tjetër kemi edhe pamjet e Taulant Ballës…
Ne ishim deputetë fizik në sallë. Jemi me zë dhe figurë dhe në momentin që dikush të mohon të drejtën e votës do shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ta ushtruar të drejtën e votës. Ajo do ishte e rëndë nëse ne nuk do ishim në atë sallë.

Ju dhatë një deklaratë jashtë Kuvendit, ku ju ndërhyri zonja Kryemadhi, si e pritët?
Unë në fakt isha i fokusuar tek ajo çka desha unë të përçoj tek qytetarët sepse ishte një moment delikat sepse edhe turma po tentonte të hynte në Kuvend, gjë që duhet të gjykohet më vonë. Ata kolegë të opozi8tës që i bënë thirrje qytetarëve të futen në sallën e Kuvendit duhet të skuqen më vonë. Nëse turma do kishte hyrë në sallën e Kuvendit, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur por do ishte rrezikuar seriozisht jeta e deputetëve ky do ishte fundi i parlamentarizmit. Dhe as sa ndodhi ishte e tepërt. Nuk po merrej një nga jashtë sistemit për ta vendosur si Kryeprokuror.

Next Post
Protesta e opozitës, Donald Lu në zyrën e Berishës

Historia e përplasjeve Berisha-Donald Lu dhe “betejat” e forta në emër të (pa)drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In