• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i abuzimit e shantazhit kur bankat u japin politikanëve dokumente konfidenciale (dhe a kanë të drejtë t’i japin?)

by Java News
29/11/2021 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A kanë të drejtë bankat të shkelin sekretin dhe t’i dorëzojnë një komisioni hetimor parlamentar të dhënat personale të klientëve të tyre? Për herë të parë kjo çështje është bërë aktuale në këto ditë, pasi opozita propozoi dhe ngriti një komision parlamentar hetimor mbi konçensionin e inceneratorëve.

Një çështje, që të paktën prej dy vjetësh, është në qendër të akuzave nga ana e opozita. Tani, përmes këtij komisioni, kërkon të tregojë marrëdhëniet e jashtëligshme mes këtij konçesioni dhe qeverisjes LSI-PS që e ka firmosur. Shumica socialiste nuk e ka kundërshtuar këtë hetim, me sa duket e bindur se të gjitha procedurat janë bërë transparente dhe ligjore.

Por konflikti politiko-ligjor-institucional fillon në momentin kur komisioni, me propozim të opozitës, u ka kërkuar të gjitha bankave kopje të lëvizjes së parave (statements) të bëra nga shoqëritë koncensionare, por edhe nga administratorët e saj dhe pronarët. Komisioni ka shkuar edhe më tej duke kërkuar lëvizjet e parave të bëra në llogaritë bankare private të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish ministrit Lefter Koka dhe ish sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako.

Disa banka refuzuan të dorëzojnë dokumentet e kërkuara, duke argumentuar se sipas ligjit mbi sekretin bankar, të cilin bankat duhet ta respektojnë, këto informacione janë konfidenciale dhe se mund t’iu dorëzohen personave të tretë vetëm me autorizim të vetë klientëve. Dy banka të tjera kanë pranuar dhe rezultati është se pas pak orësh disa nga ato dokumente bankare shumë konfidenciale, përfunduan në media, të shparndara nga një anëtar i komisionit të hetimit. Mes të tjerave, një nga bankat që nuk ka hezituar të shkelë sekretin, duket se ka gabuar identitet dhe ka shpërndarë të dhënat e një klienti tjetër, vetëm homonim me një nga pronarët e inceneratorëve, duke thyer në këtë mënyrë totalisht dhe arbitrarisht privatësinë e një qytetari të thjeshtë që nuk kishte fare lidhje me hetimin.

Kjo çështje është komplekse dhe ngre disa pyetje delikate. Objeksioni i parë është:  Deri në ç’pikë një komision parlamentar hetimor mund të çojë hetimet e veta dhe a ekzistojnë limite? Ligji nr. 8891 i datës 2.05.2002 që rregullon kompetencat e komisioneve parlamentare të hetimit fikson në nenin 14 kompetencat e komisionit. Sipas këtij neni ”Në ushtrimin e funksioneve të tij, komisioni ka të drejtë të:

a) kryen hetime, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj;

b) thërret titullarë institucionesh për pyetje, si dhe kërkon nga ata informacione ose dokumente zyrtare;

c) merr në pyetje dëshmitarë dhe persona të tjerë;

Pra ligji i jep të drejtë komisionit vetëm të thërrasë titullarë “institucionesh” dhe t’i kërkojë institucioneve “informacione ose dokumenta zyrtare”. Kjo është nyja: Bankat private mund të konsiderohen institucione njësoj si Drejtoria e Tatimeve? Dhe statsments me lëvizjet e parave të klientëve që banka ruan nën sekretin bankar, mund të konsiderohen “informacione apo dokumente zyrtare”?

Prokuroria ka të drejtë të thyejë sekretin bankar për të marrë informacione të dobishme për një hetim, ashtu si edhe inspektorët e tatimeve. Por të gjitha këto autoritete nuk janë të autorizuara në asnjë mënyrë të shpërndajnë të dhënat konfidenciale të marra, të cilat mund të bëhen publike vetëm gjatë një procesi, me vendim të një gjykatësi.

Në të vërtetë, edhe anëtarët e komisionit parlamentar hetimor duhet të ruajnë sekretin. Neni 17 i ligjit mbi komisionet thotë se ”Anëtarët dhe personeli ndihmës i komisionit janë përgjegjës për ruajtjen e sekretit shtetëror gjatë hetimeve, sipas rregullave të parashikuara në nenet 159,160 dhe 161 të Kodit të Procedurës Penale”. Praktikisht anëtarët e komisionit hetimor duhet të respektojnë gjithashtu sekretin profesional që ndalon edhe avokatët, mjekët ose prokurorët të nxjerrin informacione konfidenciale apo hetimore. Janë dy qëllimet kryesore se përse nuk bëhen publike këto informacione: 1) Mosshkelja e privatësisë së qytetarëve 2) Moskompromentimi i hetimeve.

Problemi thelbësor është se asnjë prej këtyre objektivave superiore, nuk i përkasin opozitës. Qëllimi i komisionit parlamentar hetimor mbi inceneratorët (ashtu si dhe komisione të tjera), në fakt nuk është zbulimi i të vërtetës, por vetëm të mbledhë informacione konfidenciale për t’i përdorur për të goditur kundërshtarët. Kjo opozitë është e njëjta që vodhi të dhëna konfidenciale nga database e tatimeve e që më pas i manipuloi për të shantazhuar gazetarë. Si mund të habitemi që do të bëjë të njëjtën gjë duke mbledhur të dhëna konfidenciale nga bankat për të shantazhuar sipërmarrësit? Nëse deputetët nuk tregojnë etikë dhe respekt ndaj ligjit, duhet që të jenë bankat ato që duhet të refuzojnë të dorëzojnë dokumentet e kërkuara, edhe atëherë kur ligji ua lejon. Është një linjë e kuqe (që ruan një shtet nga kaosi dhe abuzimi) që nuk duhet të shkelet kurrë, nga askush./shqiptarja.com

Next Post
FOTOT/ Historia që përlot: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

FOTOT/ Historia që përlot: Nëna u kujdes për djalin e saj me aftësi të kufizuara deri kur mbylli sytë në moshën 101-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In