• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

by A R
14/07/2026 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Redion Qiriazi, ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se presidenti amerikan Donald Trump po kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve.

Sipas Qiriazit, Antifa nuk është një organizatë tradicionale me strukturë të qartë anëtarësie, por një konglomerat i lëvizjeve dhe individëve që ndajnë një ideologji të përgjithshme kundër ekstremit të djathtë, fashizmit dhe racizmit.

Ajo ka rrënjë historike që shkojnë deri në vitet 1920 në Europë dhe ka qenë e pranishme në SHBA për dekada, duke u aktivizuar në momente të ndryshme si protestat e inaugurimit të Trumpit në 2017, ngjarjet në Portland në 2020, sulmet ndaj qendrave të ICE-së në 2019 ose protestat në Atlanta në 2022.

“Tani duket sikur zoti Trump në fakt e ka patur këtë pjesën e Antifës një nga premtimet e tij elektorale dhe duket sikur e mbajti duke e designuar këtë si organizatë terroriste”, thotë Qiriazi.

Megjithatë, ai thekson se kjo qasje është problematike sepse qëllimi politik i Antifës është relativisht difuz dhe ambig: “ndryshon me kohërat, pra në qoftë se tani është çështja e racizmit, nesër pasnesër mund të jetë një element tjetër i ekstremit të djathtë”.

Qiriazi e lidh kohën e kësaj iniciative me zgjedhjet e mesmandatit (mid-term).

“Pse vjen kjo në këto momente? Unë mendoj se zoti Trump ka dëshirën që të trazojë atë çanakun dhe si rrjedhojë e kësaj ka zgjedhjet e mid-term. Është për të cilën mund të diskutohet. Mund t’i lejojë atij që të krijojë, të grumbullojë kauza dhe të grumbullojë kapital politik”, u shpreh ai.

Sipas tij, temat jo të moderuara janë pikërisht ato që preferon Trump, sepse mbi to ndërton populizëm me efektshmëri të lartë.

Në përfundim, sipas ekspertit, veprimet e Trumpit ndaj Antifës duken më shumë si një lëvizje politike për të grumbulluar kapital elektoral sesa një strategji sigurie e bazuar në analizë të thellë të kërcënimit real, duke pasur parasysh natyrën e difuzë të kësaj lëvizjeje.

Next Post
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com