Një grua nga Kosova është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës. Gruaja në fjalë kishte hyrë për tu larë në det, por kishte shkuar larg.
Ajo ka kërkuar ndihmë dhe kanë qenë pushuesit e rastit që e kanë parë dhe i kanë shkuar në ndihmë.
Fatmirësisht ajo është shpëtuar dhe është për t’i ardhur në ndihmë është thirrur edhe ambulanca. Gjatë kësaj vijë bregdetare mungojnë rojet dhe kullat a vrojtimit, duke shtuar rrezikun tek pushuesit edhe pse sezoni tursitik është hapur sot.
Gruaja që rrezikoi mbytjen u transportua menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/a.r