• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali

by Java News
25/11/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 6 dhjetor pritet që Senati Italian të miratojë një ligj, që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në një territor jo të Bashkimit Europian, i cili rrezikon të mbyllë të gjithë kompanitë Call Center në Shqipëri.

Këto amendime u miratuan në 24 nëntor në mbrëmje në Dhomën e Deputetëve dhe nëse kalohen nga Senati marrin formën përfundimtare.

Këto ndryshime ligjore kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundra tyre që nga muaji janar kur dhe ato janë hedhur në diskutim.

Ines Muçostepa, drejtuese e një prej kompanive të mëdha të thirrjeve telefonike në Shqipëri, “Albacall”, thotë se nëse këto ndryshime do të miratohen, Shqipëria dhe të gjithë vendet jo anëtare të BE-së do të cilësohen si vende të pasigurta dhe për këtë arsye me kalimin e ligjit në senat pritet që pjesa më e madhe e tyre të mbyllen.

Në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani call center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet.

Muçostepa tha për Monitor se ky ligj i ka vënë në shumë vështirësi dhe rrezikon mbylljen e menjëhershme të 10,000 vendeve pune. Megjithatë asnjë prej investitorëve që kanë investuar këtu nuk pritet të kthehen në Itali, për shkak të taksave të larta atje. Destinacionet më të mundshme në rast të aprovimit të ligjit janë Rumania, Sllovenia dhe Bullgaria, që janë anëtare të BE-së.

I gjithë ky ligj po bëhet për të kthyer Call Center-at në Itali, ka thënë Muçostepa. Argumenti, që po përdorin drejtuesit e Kompanive të Thirrjeve Telefonike në Shqipëri për të mbrojtur 25 mijë vendet e punës, është se shpejti vendi do të hapë negociatat me BE-në, megjithatë dhe kjo e fundit nuk është e sigurt.

Rrezikun e zhvendosjes së kompania nga Shqipëria e ka pohuar dhe Paolo Sarzana, zëvendëspresident i Assocontact, i cili në një inntervistë për Corriere në 25 nëntor nuk është i kënaqur nga ajo se çfarë parashikojnë ndryshimet në ligjin për stabilizimin e zhvendosjeve të sipërmarrjeve.

Sipas tij situata është shumë më komplekse nga sa po synohet të paraqitet.

“Këto rregullime do ta bëjnë më të vështirë zhvendosjen e shërbimit të call center jashtë vendeve të BE-së, siç është Shqipëria, ku flitet shumë mirë italisht dhe kompanitë janë aktive prej shumë kohësh, por në të njëjtën kohë i hap rrugën transferimit në vende më të sigurta, siç është për shembull Rumania.

Rumania dhe Shqipëria kanë karakteristika të ngjashme: kostoja e punës është e ulët dhe flitet mirë italisht. I vetmi dallim është se Rumania është vend i BE-së, ndërsa Shqipëria jo.

Nëse këto amendime janë paraqitur për të tuteluar perimetrin e punësimit italian, nuk është bërë zgjidhja e duhur.

Aktiviteti që sot zhvillohet në Shqipëri nuk do të kthehet në Itali, por edhe ato ‘kombëtare’ nuk do të qëndrojnë më këtu, por do të spostohen në Rumani”, ka pohuar ai.

Në Shqipëri 25 mijë të punësuar në call center, në 847 ndërmarrje

Biznesi i qendrave telefonike (call center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten.

Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014.

Në krahasim me vitin 2010, kur sapo kishte filluar hapja e këtyre bizneseve në Shqipëri dhe kishte vetëm 75 të tilla, numri i kompanive është mëse 10- fishuar (shiko grafikun).

Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre call center më të mëdha në vend, Intercom Data Service (IDS), Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance).

Call center u bënë “shpëtimtari” i punësimit vitet e fundit, sidomos tek të rinjtë, që pavarësisht se kishin vërshuar në universitete shtetërore e private, nuk arrinin të gjenin punë në zanatin e tyre (ose ndonjëherë edhe nuk u leverdiste) dhe zgjodhën të punojnë në qendrat e thirrjeve telefonike. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, edhe më lart për menaxherët.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit call center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012.

Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35 parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia.

Në këtë nen thuhet : “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i B-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori Italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.

Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.

Për Fabio Gozzo të Uilcom bëhet fjalë për një hap përpara për rregullimin e sektorit.

Ndërsa Giorgio Serao  i Segreteria Nazionale Fistel Cisl, thotë se këto ndryshime nuk do të zgjidhin problemet e sektorit, por janë padyshim një pikënisje. “ Duhet ta kthejmë punën në Itali, të shmangim kontratat me pagesa minimale dhe t’u japim punonjësve të call center sigurinë për të ardhmen”, ka pohuar ai në intervistat për mediat italiane. /Monitor/a.k

Next Post
Si e liroi nga burgu Gjykata e Tiranës trafikantin shqiptar që “mbyti” Europën me kokainë

Si e liroi nga burgu Gjykata e Tiranës trafikantin shqiptar që "mbyti" Europën me kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In