• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrezet e diellit, si të zgjedhim syzet e duhura

by Java News
24/07/2015 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ardhjen e stinës së verës shëndeti i syve është një temë që nuk duhet anashkaluar: Ekspozimi i madh ndaj diellit, ajrit dhe dritës intensive. Sa i efektshëm është përdorimi i syzeve të diellit. “Është thelbësore përdorimi i syzeve të diellit sidomos kur rrezatimi është më intensiv dhe kur kaloni shumë kohë jashtë e ekspozoheni ndaj dritës, rrezeve ultra-violetë, erës, rërës, ujit të kripur, klorit, pluhurit,” shpjegon dr. Francesco Loperfido, këshilltar i Komisionit për Mbrojtjen e Shikimit.

1. Disa këshilla për përdorimin
a) Blini syze në qendra optike që ju japin zgjidhjen e duhur bazuar në nevojat e juaja. Mos i besoni shitësve ambulantë dhe dyqaneve të paspecializuara
b) Zgjidhje syze të posaçme (ose për përdorim të përditshëm, për t’i dhënë makinës, për aktivitet sportiv etj.)
c) Mundohuni të qëndroni sa më pak jashtë e të ekspozoheni në diell nga 10 e mëngjesit deri në 4 të pasdites, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
d) Për ato që kanë probleme me shikimin është mirë të dihet që për miopët është më e preferueshme ngjyra kafe e lenteve, ndërsa për hipermetropët është e këshillueshme ngjyra gri, ose jeshile
e) Korniza e syzeve duhet të bashkangjitet mirë me formën e hundës
f) Mos harroni të vini syze edhe kur qëndroni në hije sepse rrezet ultra violetë reflektohen e ju dëmtojnë sytë

2. Secili syzet e veta
Syzet e diellit zgjidhen në varësi të situatës dhe nevojës. Syzet duhet të përshtaten me sytë e pacientit. Ka një numër të madh variablash që duhet të merren gjithmonë parasysh: për shembull syzet që përdoren për sport, nuk mund të përdoren për të ngarë makinën. Në mal njerëzit duhet të përdorin një tjetër lente syzesh nga ato që përdorin kur janë në plazh apo kur shëtisin në qytet.

3. Syzet e përshtatshme
Për të qenë të sigurtë që të blini syzet e përshtatshme duhet të verifikoni:
– Të jetë shënimi i informacionit teknik dhe referenca nga standardi europian UNI EN.
-Të identifikohet prodhuesi dhe furnizuesi
-Të dallohet prania e markës CE në syze
-Lloji i filtrit (psh. fotokromatik etj.)
-Të jetë prania e udhëzimeve për kujdesin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e syzeve.

4. Kategoritë në rrezik
Duhet kushtuar një vëmendje e veçantë gjatë sezonit të verës sidomos për persona që janë më rrezik: fëmijët dhe të moshuarit. Paradoksalisht, janë pikërisht këto kategori që i përdorin më pak syzet e diellit. Vetëm 10% e të rriturve nga 55 vjeç e lart, ndërsa 60% e fëmijëve nga mosha 2-6 vjeç nuk kanë vënë kurrë syze. Syzet e diellit dhe kapelja janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga dielli. Gjithashtu shqetësues është përdorimi i pakët i syzeve të diellit nga të moshuarit e moshës së tretë. Këta të moshuar e kanë të nevojshme përdorimin e syzeve fotokromatike apo lenteve që sigurojnë një lloj barriere ndaj rrezeve ultra-violet.

5. Sëmundjet që duhet të njohim
“Ekspozimi i tejzgjatur ndaj rrezeve ultra vjollcë dhe dritës blu apo përdorimi i syzeve jo të përshtatshme, provokojnë dëme akute dhe kronike,” thotë dr. Loperfido. “Nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit me sy të lirë, apo me syze të papërshtatshme mund të shkaktoni dehidratim dhe inflamacion të sipërfaqes korneale. Simptomat mund të jenë dhimbje të padurueshme në sy. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit pa syze sjell edhe sëmundje kronike. Për këto arsye duhet të mësojnë disa mënyra mbrojtëse që kur jemi të vegjël. Dëmet mund të jenë:
-Acarim të qepallave të syrit.
-Inflamacion dhe dëmtim i sipërfaqes korneale për shkak të procesit të dehidratimit
-Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë mund të shkaktojë degjenerim makular.

Next Post

Kim Kardashian zhgënjen fansat, ja pse (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

HARTA/ Pesë zona kritike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 35 vatra në 24 orë, 8 janë ende aktive! Mbi 500 forca e 6 mjete ajrore në aksion

August 15, 2026
Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira - Euronews Albania

“Statuset nuk ndryshohen me urdhra”- Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

August 15, 2026
VIDEO/ Zjarre apokaliptike në Kroaci, një e vdekur e dhjetëra të plagosur nga katastrofa! Mijëra hektarë të shkrumbuar, shikoni pamjet

VIDEO/ Zjarre apokaliptike në Kroaci, një e vdekur e dhjetëra të plagosur nga katastrofa! Mijëra hektarë të shkrumbuar, shikoni pamjet

August 15, 2026
“Franca digjet, ai argëtohet!”- Fotot e Macron duke bërë xhiro me motor uji në det shkaktojnë ‘tërmet’, opozita me akuza të forta!

“Franca digjet, ai argëtohet!”- Fotot e Macron duke bërë xhiro me motor uji në det shkaktojnë ‘tërmet’, opozita me akuza të forta!

August 15, 2026
FOTO/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

FOTO/ Zjarre në malin e Qukësit në Prrenjas, izolohen katër vatra pas 12 orësh ndërhyrjeje! Hetime për akt të qëllimshëm

August 15, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

August 15, 2026
Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

August 15, 2026
“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com