• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreze gëzimi në radhët e opozitës: Jemi të preferuarit e SHBA dhe Donald Trump

by Java News
04/11/2019 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat pranë Partisë Demokratike kanë qarkulluar së fundmi një tip analize titulluar “Coup de Grace” nën autorësi të paqartë. Mesazhi i kësaj analize është i thjeshtë: Në ndryshim nga sa thuhet, opozita shqiptare i ka rregulluar punët me administratën Trump. Si ia ka dalë kësaj? Përmes ish-kryeministrit Berisha që ka premtuar të njohë grupimin MEK si qeveri në ekzil të Iranit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.

Analiza vazhdon me spekullimin se kjo lëvizje e guximshme është goditja fatale për Edi Ramën që tashmë nuk i duhet askujt sepse ai nuk ofron më shumë sesa ofron garancia e opozitës. Eksperimentimi diplomatik i opozitës mbështetet nga Presidenti i Republikës, Ili Meta, i cili edhe ky përflitet se ka të njëjtin qëndrim.

Në hierarkinë e prioriteteve të Politikës së Jashtme amerikane, ngjan se Irani është në krye dhe reforma në drejtësi në Shqipëri diku nga fundi. Ndaj në pamje të parë mund të mendohet se opozita shqiptare ka rendur mirë kësaj radhe. E ka kapur dashin nga brirët.

Puna është se po të jetë për Amerikën, politikanët shqiptarë kanë thënë të gjithë po për çdo gjë. Edi Rama dhe Hashim Thaçi i thanë po ndarjes së Kosovës që ishte një ide e ish-këshilltarit Bolton. Dhe morën kosto për këtë. Çfarë mund t’i ndalojë të ndërpresin marrëdhëniet me Iranin, ndërkohë që qeveria Rama dëboi edhe ambasadorin e këtij vendi? Është kjo qeveri që dëboi edhe dy diplomatë rusë vetëm pse këtë e kërkoi ShBA.

Teza e ngritur mësipër që sheh te premtimi i Berishës një taktikë brilante nuk qëndron në këmbë sepse është naive. Ajo meriton të diskutohet për atë që është dhe për mungesën totale të dinjitetit që përfaqëson përderisa kushtëzon a priori vendimmarrje të rëndësishme me pëlqimin e një shtetit tjetër. Por kjo është tjetër çështje pasi shqiptarët u mësuan me mungesën e dinjitetit të qeverisë Berisha edhe gjatë vizitave komike si ato në Itali.

Çështja është me gjasë një minindërhyrje marketingu për të thënë se opozita nuk është izoluar nga ShBA. Në këtë kuadër kjo tezë tradhëton, për aq sa përfaqëson opozitën, bindjen se pushteti lidhet me votën. E dështuar në raport me qytetarët pakica po shet kredencialet e të preferuarit të ri të ShBA-ve në Tiranë, që është një fatkeqësi për vendin.

Politika e madhe e një baltovine si Tirana, një qyteti pa identitet politik reduktohet pra përherë në të njëjtin ekuacion: Ne e duam Amerikën(e radhës). Amerika do shqiptarët(ambasadorët e këtij vendi bëjnë përherë deklarata dashurie për popullin shqiptar). Shqiptarët nuk dihet ose nuk tregojnë se çfarë duan. U pëlqen të bëjnë spektatorin. /Respublica/

Next Post
Basha nis “Rrugëtimin për Shqipërinë” nga Elbasani: Zotimi im numër 1 dhe i PD, kthimi i shpresës

Basha nis “Rrugëtimin për Shqipërinë” nga Elbasani: Zotimi im numër 1 dhe i PD, kthimi i shpresës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In