• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrethonte veten me gra gjysmë të zhveshura, ‘udhëheqësi turk i kultit’ dënohet me 8658 vjet burg

by Java News
17/11/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatë në Stamboll ka dënuar një televangjelist, i cili e rrethonte veten me gra gjysmë të zhveshura, të cilat ai i quante “kotele” me 8 658 vjet burg në një rigjykim, njoftuan mediat lokale turke.

Adnan Oktar, i cili është përshkruar si një “udhëheqës kulti”, drejtoi programe televizive i rrethuar nga gra, ndërsa predikonte kreacionizmin dhe vlerat konservatore, shkruan Al Jazeera.

Ai gjithashtu botoi libra në shumë gjuhë anembanë botës, me pseudonimin Harun Yahya.

66-vjeçari dhe qindra ndjekës të tij u arrestuan në vitin 2018 pasi një bastisje e policisë në vilën e tij zbuloi se ai drejtonte një rrjet kriminal nën maskimin e një kulti heterodoks islamik, i cili kryente fushata ndërkombëtare kundër evolucionit përmes shtëpive botuese dhe mediave të ndryshme. Kanali i tij televiziv online A9 u mbyll gjithashtu.

Në janar të vitit 2021, Oktar u dënua për 10 akuza të veçanta, duke përfshirë drejtimin e një bande kriminale, përfshirje në spiunazh politik dhe ushtarak, abuzim seksual të të miturve, përdhunim, shantazh dhe shkaktim vuajtjesh.

Akuzat përfshijnë gjithashtu ndihmën ndaj rrjetit të udhëhequr nga studiuesi mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016.

Oktar u dënua në atë kohë me 1 075 vjet, por një Gjykatë e Lartë e rrëzoi atë vendim.

Gjatë rigjykimit, Gjykata e Lartë Penale e Stambollit të mërkurën dënoi Oktarin me 8 658 vjet burg për disa akuza, duke përfshirë abuzimin seksual dhe privimin e lirisë së dikujt, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Next Post
“Të shkojmë përtej kufijve tanë”/ Rama në Beograd: Do kemi masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh!

"Të shkojmë përtej kufijve tanë"/ Rama në Beograd: Do kemi masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In