Alarm për bombë në Vlorë. Raportohet se është gjetur një celular, i cili dyshohet të jetë i lidhur me eksploziv.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se celulari është vendosur në një lulishte pranë Pallatit të Kulturës, në lagjen “Pavarësia”.
Forca të shumta policie kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërsa pritet të mbërrijnë forcat xheniere për ç’aktivizimin e lëndës plasëse.