• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrethi i ngushtë ‘Putin’, kush janë 5 njerëzit që drejtojnë Rusinë

by Java News
29/12/2015 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrew Monaghan

Kur Vladimir Putin erdhi në pushtet, në një intervistë ku u pyet se cilit nga kolegët i besonte ai u përgjigj:

-Nikolai Patrushev

-Sergei Ivanov

-Dmitry Medvedev

-Alexei Kudrin

-Igor Sechin.

15 vjet më vonë, këta persona janë ende pjese e grupit të presidentit Putin dhe dominojnë lartësitë strategjike të qeverisë ruse dhe biznesit të madh rus.

Patrushev ishte drejtor i shërbimit të sigurimit të brendshëm nga viti 1999 e deri në emërimin e tij si Sekretar i Këshillit të sigurisë ruse në vitin 2008.

Ivanon ka qenë Ministër Mbrojtjeje dhe zv/kryeministër. Që nga viti 2011, ai ka qenë kreu i administratës presidenciale.

Medvedev ishte President nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke qenë pjesë e pushtetit bashkë me Putinin dhe tani që është kryeministër.

Kudrin, Ministër i Financave deri në vitin 2011, nuk mbante një pozicion formal, por është ende pjesë e grupit për t’i ofruar këshilla presidentit për çështjet financiare e ekonomike.

Sechin, i cili ka mbajtur pozita të larta në administratën presidenciale dhe qeveritare është shefi ekzekutiv i Rosneft, kompanisë shtetërore të naftës.

Ky grup bërthamë ilustron dy pika të rëndësishme se kush e drejton Rusinë.

Së pari, ka pasur vazhdimësi në drejtim të personelit të afërt të Putinit. Riorganizimet reale kanë qenë të rralla, dhe shumë pak janë dëbuar nga ky grup kryesor.

Së dyti, zemra e ekipit të udhëheqjes përbëhet nga aleatët që shërbyen me Putinin në KGB, në vitin 1990 Shën Petersburg.

Nikolai Patrushev and Dmitry Medvedev, Sergei Ivanov, Alexei Krudin, Igor Sechin

Nikolai Patrushev and Dmitry Medvedev, Sergei Ivanov, Alexei Krudin, Igor Sechin

Ky grup kryesor gjithashtu përfshin edhe të tjerët tek të cilët presidenti rus ka besim se zbatojnë projekte të mëdha të infrastrukturës, si për shembull Arkady Rotenberg, një nga përgjegjësit e Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi, si dhe disa figura të tjera rajonale dhe burokratë të lartë.

Shumë prej këtyre figurave kanë pasur pozita të larta edhe pas ardhjes së Putin në pushtet.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ish-ministri i Situatave Emergjente, ishte një figurë politike e shquar në gjysmën e dytë të viteve 1990 dhe lider i partisë Rusia e Bashkuar nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Figura të tilla mblidhen në Këshillin e Sigurimit, një nga organizatat më të rëndësishme për koordinimin e nivelit të lartë të vendimmarrjes dhe burimeve.

Në të njëjtën kohë, sistemi administrativ rus nuk funksionon mirë: instruksionet e politikave janë zbatuar shpesh me vonesë dhe ndonjëherë jo të gjitha, kështu që të tjerët kanë luajtur një rol të rëndësishëm duke ndihmuar në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve.

Një individ i tillë është Yuri Trutnev, i zgjedhur guvernator rajonal në vitin 2000 dhe më pas është emëruar Ministër i Burimeve Natyrore dhe Ekologjisë në vitin 2004.

Në vitin 2013, ai u promovua si Zv/kryeministër, një post me prioritet të lartë për Putinin. Vëzhguesit rusë gjithashtu theksojnë rolin e luajtur nga Vyacheslav Volodin që ndihmoi Putinin në drejtimin e politikës ruse që nga viti 2011.

Volodin u rrit përmes politikave partiake rajonale dhe më pas kombëtare, përpara se të emërohej në poste qeveritare. Ai themeloi Frontin Popullor Rus në vitin 2011, që dha një kontribut të rëndësishëm në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të udhëheqjes. Volodin më pas u emërua nënkryetar i administratës presidenciale, përgjegjës për politikat e brendshme ruse që nga viti 2012.

Ka disa yje në ngjitje që luajnë role të rëndësishme në partitë politike dhe administratë. Njëri prej tyre është 39-vjeçari Alexander Galushka, që është anëtar i Frontit Popullor dhe pjesë e komitetit këshillues të presidentit.

Ai u zgjodh Ministër i Lindjes së Largët në vitin 2013.  Kjo na çon në një përfundim se kush e drejton Rusinë bashkë me Putinin, ndërkohë që Presidenti është figura qendrore. Ai është pjesë e një skuadre, ku secili ka rëndësinë e vet në zbatimin e detyrave.

Të gjithë individët kanë reputacion për punë të vështirë, besnikëri  dhe efektivitet të dëshmuar në kryerjen e detyrave të vështira. Siç e shikoni Putin nuk i ka zgjedhur ata se kanë sy të bukur, por sepse zbatojnë detyrat./BBC/Tirana Observer

Next Post

Imamët e Tiranës në Gjykatë: Allahu e shkatërroftë këtë shtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In